E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ema vjen me evergreen

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 18:54

Është në përfundim të një videoklipi të ri, i cili pritet të lansohet në mes të gushtit. Ka bashkëpunuar me producentë dhe këngëtarë të njohur gjermanë.

Në një intervistë për Express, këngëtarja e talentuar Ema Bytyçi, e cila prej vitesh jeton në Gjermani, tregon edhe për vështirësitë e depërtimit në skena të huaja.

Cilat janë të rejat nga Ema Bytyçi?
Jam në përfundim të xhirimit dhe prerjes së videoklipit te ri. Meqenëse nuk është një këngë e re e imja, ma merr mendja që do t’i pëlqejë publikut, ngaqë është një këngë evergreen që nuk vdes kurrë.

Me çfarë projektesh po merreni aktualisht dhe kur pritet të lansohet?
Pikërisht videoklipi është projekti më i ri, që pritet të lansohet në mes të gushtit.

Keni planifikuar ndonjë album?
Sa për album të ri, apo këngë të reja, do t’i lë vetes shumë kohë për inspirim, ngaqë kësaj radhe dua ta punoj pjesën më të madhe vetë. Të ketë më shumë Ema.

Do këndoni në shqip apo gjermanisht?
Më pëlqen të këndoj shqip natyrisht. Por, ngaqë këtu në Gjermani këndoj vetëm në gjuhen angleze apo gjermane, ta them të drejtën më ka marrë malli të këndoj në gjuhen time.

A të mungon publiku shqiptar dhe a mund të na bëni një krahasim mes publikut shqiptar dhe atij gjerman?
Sigurisht që më mungon. E sap për ndryshim, natyrisht që ndryshimi ekziston. Publiku gjerman dhe ai shqiptar mbase janë dy kultura tejet të ndryshme. Por, në momentet më të nxehta të një mbrëmjeje apo koncerti, është e qartë që më në fund të gjithë duan vetëm të kënaqen dhe ta shijojnë muzikën.

Prej kohësh jetoni në Gjermani, sa është e vështirë për një artist të depërtojë në skenat e një vendi tjetër?
Natyrisht që është e vështirë të fillosh një jetë të re në një vend të huaj, jo vetëm për artiste. Një përparësi do të thosha e ke si artist: arti lidh shpirtrat, kudo që janë dhe çfarëdo gjuhë që flasin.

Cilët kanë bashkëpunëtorët tu tani?
Kam bashkëpunuar me producentin e Sammy Deluxe, me Seed, Eko etj. Bashkëpunimet tjera do të lindin në të ardhmen, ma merr mendja.

Keni bashkëpunim me ndonjë produksion të njohur gjerman?
Deri më tani kisha kënaqësinë të punoj me disa njerëz shume kreativë. P.sh producenti i Sammy Deluxe, të cilin e çmoj shumë. Pastaj koncerte të përbashkëta me Seed, Eko Fresh etj. Për momentin gëzohem t’i kthehem Shqipërisë së madhe!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›