E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Maji, Berisha: Jo dhunës! Simpatizantët tanë larg pasionit për 'fjalëkazanin'

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha është përqëndruar sot në mbledhjen e qeverisë për zgjedhjet vendore të 8 Majit duke vlerësuar rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për qytetarin dhe integrimin e vendit.

Berisha u drejtori apel mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve, sidomos simpatizantëve të forcave politike të shmangin cdo lloj sjellje që manifeston dhunë dhe destabilizon procesin e zgjedhjeve.
“U bëj thirrje qytetareve të angazhohen në këtë fushate të zgjedhjeve vendore për të dhënë kontributin e tyre, duke shmangur cdo akt dhune dhe teprimi. ‘Aleanca për qytetarin’ është tërësisht e angazhuar në një fushatë të bazuar në vlera qytetare, në virtytet dhe moralin më të mirë të qytetarit". Në këtë kontekst ftoj dhe nëjeherë mbështetësit e kësaj Aleance ti përmbahen me rigorozitet të madh frymës moralit të kësaj fushate sikundër t’u japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe aletrnativave dhe të lenë mënjanë pasionin për fjalëkazanin”, tha Berisha.

Ndërsa thirrjes për opozitën Berisha i kërkoi së majtës t'i jape mundesi qytetareve të vleresojne garën e kandidateve dhe të lene mënjane pasionin për fjalë boshe dhe fyese.

“Fyerje sharjet nuk duhen, të vemë në piedestal vlerat më të mira të këtyre zgjedhjeve vlerat më të mria kë këtyre zgjedhjeve se do vlejë për imazhine shqipërisë suksesin e zgjedhjeve. Cdo qytetar cdo anëtar i mazhorancës duhet ta ketë të ngulitur në mendje se parësore është zgjedhje brenda standarteve ndërkombëtare. Pavarësisht se z Rama ka vendosur që të më shpallë mua kryetar bashkie në 9 qytetet që qeverisen nga PS, por unë kam etike kam lënë hapësirë se nuk dua ti marr për vete të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij, këtu i bëj thirrje që dhe ai të japin kontributin për një fushatë dinjitoze të qetë për interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të integrimit të saj në BE.

“Të kemi epiqendër qytetarin në këtë fushatë dhe të bëjmë zgjedhje më standarte që të ruajmë imazhin e mirë të Shjqipërisë. Këto 2 faktorë u japin këtyre zgjedhjeve një peshë specifike shumë të madhe. Duhet të faktojmë përkushtimin tonë për një process zgjedhor me standarte ndërkombëtare, zbatimin në frymë të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me problematikën e zgjedhjeve”.

Më tej Berisha u ndal dhe në financimin e fushatës duke përgëzuar vendimin e qeverisë për mospërdorjen e fondeve të shtetit për procesin zgjedhor. Berisha i bëri thirrje opozitës ti përmbahet këtij urdhri.

Kryeministri përgëzoi forcat e rendit për punen e mire te bere deri tani ne fushatën zgjedhore.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 8 Maji, Berisha: Jo dhunës! Simpatizantët tanë larg pasionit për 'fjalëkazanin'

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›