E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Maji ne Kushtetuese Gjata Asnje efekt ne rezultat

Ndërsa KQZ hap kutitë dhe numëron fletët, ish-kryetari i këtij institucioni, juristi Çlirim Gjata komenton planin B të selisë rozë. Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ndonëse organi suprem i gjyqësorit shqiptar, nuk mund dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin e Tiranës. Edhe nëse socialistët i drejtohen, nuk do të mund të pezullojnë ose ngrijnë përkohësisht shpalljen e fituesit sipas KQZ-së.
 
“Gjykata Kushtetuese nuk është shkallë gjykimi. Nuk i hyn problemit se kush ka të drejtë, domethënë sa fletë u gjetën në një kuti, apo në një tjetër. Nuk i hyn themelit të çështjes. Pra, shqyrton vetëm kushtetuetshmërinë. A ka qenë procesi i rregullt, konform gjithë procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, apo jo? Nuk ndryshon rezultatet. Nuk pengon shpalljen e rezultatit.  Procesi mbyllet, shpallet rezultati, del fituesi, fillon punën dhe më pas kur të shpallet vendimi, si tw thuash, shohim e bëjmë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese. Nuk merret me këto histori, por thotë vetëm gjërat që vijnë në kundërshti me Kushtetutën. Mend për tjetër herë”-thotë Gjata.

I vetmi ndikim i Kushtetueses, sipas ish-kryetarit të KQZ-së do të jetë rekomandimi për të përmirësuar kodin, por për zgjedhjet e ardhshme.

“Sikur sot të fillojë Gjykata Kushtetuese do minimumi 6 muaj, por kësaj çështjeje nuk dijet se kur do t’i vijë rradha. Nëse ajo nesër konstaton pakushtuetshmërinë, mund të shërbejë për të rregulluar ligjin”-thekson ai.

Deri në vitin 2001, Gjykata Kushtetuese ishte hallka pasuese e KQZ-së për shpalljen e rezultatit. Por vendimarrjet e këtij institucioni për zgjedhjet kanë qenë sipas Gjatës, një njollë e zezë në historinë tij.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›