Nderron jete Clarence Clemons saksofonisti i E Street Band

Clarence Clemons, saksofonisti i grupit të Bruce Springsteen, “E Street Band” ka ndërruar jetë një javë pas infarktit në zemër që e goditi në shtëpinë e tij në Florida. New York Times raportoi se vdekja e Clemons ishte konfirmuar nga një zëdhënëse e Springsteen. Clemons filloi të luajë në saksofon me Springsteen në vitin 1971, ndërsa ka edhe jo pak projekte solo siç janë “Born to Run”, “Thunder Road” dhe “Badland”. Clemons ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare.