elja e muzeut te Apolonise brenda sezonit turistik

Pas 20 vitesh me dyer të mbyllura, muzeu më i rëndësishëm për arkeologjinë shqiptare, ai i Apollonisë, do të çelet brenda sezonit turistik. Drejtori i Parkut të Apollonisë Marin Haxhimihali thotë për Albanian Screen se tashmë është duke përfunduar puna me godinën dhe më pas do nisë vendosja e objekteve të ekspozuara.
"Apolonia e ka të domosdoshëm prezencën e një muzeu të atyre përmasave që ai ka qenë dikur. U bënë tashme tre javë që ka filluar puna dhe shpresojmë që shumë shpejt të mbyllet dhe brenda këtij sezoni turistik të kemi edhe ne një muze të hapur"-thotë Haxhimihali.
Drejtuesi i grupit të punës shkencore në muze, arkeologu Skënder Muça konfirmon punën e bërë, por është më skeptik për afatet si shkak i përplasjes së konpetencave. Muca kujton se në vitin 85 kur u krijua për herë të parë Muzeu i Apollonisë, u realizua për vetëm 6 muaj.
"Gjatë këtij viti do të hapet një pjesë e muzeut arkeologjik të Apollonisë dhe jo i gjithë muzeu. Në një fazë më të vonë gjithë manastiri do të trajtohet si një muze i hapur në natyrë. Për fazën e dytë, që është ministria e kulturës ajo që do të çonte më tej punën për Muzeun e Apollonisë, deri tani, në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë fond. Duke qenë shumë struktura në varësi të ministrisë së kulturës, për muzeun nuk ka një institucion përgjegjës dhe ne jemi të angazhuar, jemi më tepër të jashtëm sesa brenda atyre institucioneve"-thotë Muça.
Muzeu arkeologjik i Apollonisë do të ekspozojë rreth 3 mijë objekte të lëvizshme dhe shumë statuja të tjera. Ai vlerësohet si më i rëndësishmi në territorin shqiptar.
Aurela Papadhima