8 Marsi, feste e lule

8 marsi, dita kur miliona femra kudo ne bote zgjedhin për te kërkuar te drejtat e tyre, për ne është feste. Ndaj, ashtu si çdo vit, te organizuara me grupe e me orare te shkurtuara pune, gratë kane zgjedhur edhe këtë radhe te festojnë ne mënyrën e tyre, kafeneve apo restoranteve. Ana tjetër e kësaj dite ishin edhe lulet. Shitja masive, jo vetëm ne dyqane por edhe ne rruge, nisi qe ne 7 mars, duke e kthyer ne tendence buqetën e shtrenjte. Por, mes tufave shumëngjyrëshe, mungon mimoza. Simboli i festes, dikur me i preferuari për këtë dite, ende i tille ne fakt për boten, ka humbur. Vete pronaret e dyqaneve te tilla, pohojnë se klientët e konsiderojnë si një lule te lire, ndërsa sociologet e shpjegojnë këtë me komercializimin qe kane këto dite, te cilat i kemi kthyer ne festa. Megjithatë, proteste apo feste, 8 marsi vazhdon te mbetet nder te paktat dite, ku gratë shqiptare përpiqen te harrojnë shqetësimet e shumta, angazhimin për te qene nena te mira apo profesioniste te zonja ne punën e tyre, ndaj pse jo, edhe `Gëzuar!
Shpërndaje