Presidenti Topi Arsim me barazi sociale
Presidenti i Republikes z. Bamir Topi uroi dje te gjithe mesuesit me rastin e 7 Marsit. Ne fjalen e tij Presidenti vendosi theks te vecante te pabarazia sociale si nje problem qe krijon ne arsimim. Sot ne kete dite te shenuar do te deshiroja tu kushtojme se bashku edhe mendim te vecante nje kategorie nxenesish te cilet te shtrenguar nga rrethana sociale te pafavorshme jane te detyruar te braktisin shkollen. Eumlshte krejtesisht e papranueshme qe per arsye ekonomike per shkak te origjines ngujimit etj. keta femije te privohen nga e drejta universale njerezore nga e drejta per arsimim. U bej thirrje institucioneve shteterore qe te marrin gjithe pergjegjesite e duhura dhe te bejne te pamunduren per shkollimin e tyre Jam i bindur se dhe ju mendoni ne te njejten menyre dhe e ndani kete shqetesim. Kombet e qyteteruara bejne maksimumin per edukimin dhe pergatitjen e brezave te ardhshem. Qeverite e tyre e kane perparesi kete gje. Investimet per arsimin jane investime shpesh afatgjata por te sigurta me efekt te padiskutueshem ne prosperitetin e ketyre vendeve.Ky eshte edhe horizonti yne dhe synimi per brezat e ardhshem qe do te marrin ne dore fatet e vendit tone ndash deklaroi Presidenti.