E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia synon "kompromis" për zgjedhjet në Kosovë

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë kushtëzohet nga “formula magjike” e kompromisit ndërmjet Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244, vlerëson Oliver Ivanoviç, në një bisedë për gazetën “Tribuna Shqiptare”.

Ai thekson se referendumi në pjesën veriore të Kosovës mund të llogaritet si fillim i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet serbe. Ai nuk mendon se përmendja e Rezolutës 1244 në marrëveshjen për mbishkrimin, u bë për të krijuar favore për partinë e presidentit serb Boris Tadiç, pasi që çdo parti serbe është e detyruar t`u bindet kushteve të BE-së.

Gjithashtu Ivanoviç thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës “po e teprojnë” kur po kërkojnë reciprocitet në raport me pakicën serbe në Kosovë. Për këtë çështje, ai thotë se Serbia mund të negociojë vetëm me Shqipërinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›