8 Marsi, protesta nga tetraplegjikët dhe shoqatat e grave

8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas përveç festimeve do të ketë edhe protesta. Shoqata e të verbërve dhe tetraplegjikëve kanë zgjedhur rrugën e protestës për t`ju bërë thirrje deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës për të mos votuar ndryshimin e ligjit të tyre i cili rrezikon më tej shëndetin dhe jetën e këtyre njerëzve.
Protesta do të zhvillohet sot në orën 9.30 para parlamentit e cila synon që të sensibilizojë ligjbërësit që të marin parasysh kërkesat e të verbërve dhe tetraplegjikëve.
Protesta do të zhvillohet sot në orën 09:00, përpara kryesisë së Kuvendit, për t`i kërkuar kryeparlamentares Topalli me anë të protestës paqësore më shumë të drejta dhë angazhim për mbrojtjen e grave. Ndërkohë që edhe shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" do të organizojë një sërë aktivitetesh, që kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë mbi çështjet e të drejtave të grave, barazisë gjinore, probleme të dhunës në familje, etj.
Me moton "Festë apo protestë"?, NGDSH do të vendoset në mënyrë simbolike pranë Liqenit Artificial, pasi tradicionalisht kjo zonë e kryeqytetit është parë nga gratë si një vend për të shëtitur apo festuar. Mesazhi do të nisë me krosin masiv, për të vijuar më tej me garën e biçikletave, "Në një garë të barabartë, për të drejta të barabarta".
Gjatë këtij aktiviteti, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes mbi qiellin e kryeqytetit do të fluturojë një helikopter, i cili do të lëshojë nga ajri fletushka me mesazhe për barazinë gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave, duke vijuar kështu traditën e nisur shumë vite më parë.