Zgjatimi i bulevardit, Basha: Do rrisë cilësinë e jetës

Sot, 7 studiot arkitekturore botërore do të prezantojnë projektet dhe masterplanet e tyre për zgjatimin e bulevardit nga stacioni i trenit në drejtim të Paskuqanit. Gjithashtu masterplani i tyre do të përfshijë edhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e cilësoi këtë prezantim sit ë jashtëzakonshëm që sipas tij nga volumi i projekteve do të bënte xheloz çdo kryeqytet të Europës.
“Sot është një idtë e jashtëzakonshme p ër qytetin pasi në këtë sallë jemi mbledhur për të marrë pjesë në një proces që nga përfaqësia dhe volumi i projekteve do të bënte xheloz çdo kryeqytet të rajonit dhe Europës” theksoi Basha.
Studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs vijnë nga Gjermania, Anglia, Italia, Hollanda dhe janë themelueset e mjaft projekteve të njohura në mbarë botën. Zgjatimi i bulevardit ka gjatësinë e 1.7 km ndërsa rehabilitimi i lumit 6.7 km.
Ata që do të zgjedhin fituesit do të jetë juria me kryetar kreun e Bashkisë Lulzim Basha dhe me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të arkitekturës nga vendi dhe bota.
Ndërhyrjet në infrastrukturë pritet t`i japë zgjidhje një sërë problemesh në kryeqytet të cilat lidhen me reduktimin e trafikut dhe me uljen e ndotjes sidomos në zonën ku kalon lumi Tirana.