7 Marsi, Bashkia Elbasan ndan çertifikata për mësuesit veteranë
Elbasan- Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, me rastin e festës së 7 marsit ka shpërndarë çertifikata mirnjohje për 10 mësues veteranë.
Kreu i bashkisë, në bashkëpunim me Shoqatën Normalisti kanë zhvilluar sot një aktivitet festiv për festën e mësuesit, ku kanë marrë pjesë mësues veteranë e ish- normalistë të cilët shquhen për kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj
Gjatë fjalës së tij, Sejdini deklaroi se Normalja e Elbasanit ka nxjerrë mijra mësues, të cilët kanë dhënë një kotribut të veccantë në edukimin e brezave të rinj.
Gjatë aktivitetit Sejdini ka shpërndarë 10 çertifikata për mësuesit veteranë, duke u dhënë titullin Mirënjohja e qytetit me motivacionin Për kontribut në edukimin e brezave të rinj.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan, Bashkia ve në dispozion banesa për të pastrehët Elbasan – Njerzit në nevojë tashmë nuk do të...
- Elbasan, përkujtohet 67-vjetori i Çlirimit Elbasan- Qyteti i Elbasanit ka përkujtuar sot ditën e çlirimit...
- Librazhd- PS ndan ndihma, Rama: Shteti indiferent Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë të ditur...