E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Prilli, romët: Asnjë të drejtë s`kemi fituar

8 prilli shënon ditën ndërkombëtarë të romëve. Në shekullin e 21, në Shqipëri ata vazhdojnë të ndeshen me problem të shumta, ku më të mprehtat vijojnë të mbeten strehimin, arsimimin dhe punësimi. Në zonë e quajtur bregu i lumit, në kryeqytet, vëmë re se pjesa më e madhe e tyre jetojnë në kushte varfërie të tejskajshme, ku mjetet e vetme për të mbijetuar janë mbledhja e kanaçeve dhe lypja.
Por për sa i përket ditën ndërkombëtare të tyre, ata shprehen se nuk e dinë që ka një ditë kushtuar atyre.
Përsa i përket aktiviteteve sensibilizuese, institucionet shtetërore përkatëse e kanë kaluar fare në heshtje, duke mos organizuar asgjë. Shifrat jozyrtare tregojnë se komuniteti rom në Shqipëri mendohet të jetë rreth 250 mijë dhe se në Shqipëri ata kanë ardhur për herë të parë në shekullin e dhjetë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›