E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërp apo kanabis? Ende vijon historia disa vjeçare në Malësinë e Madhe

Ende nuk ka një fund historia disa vjeçare e kërpit industrial në rrethin e Malësisë së Madhe. Vetëm pak ditë më parë gjykata e Shkodrës dënoi 52 fermerë të zonës së Shkrelit, për kultivimin e bimëve narkotike.

Vetë fermerët të kontaktuar nga "Ora News", janë shprehur të indinjuar me këtë sorollatje që po i bën drejtësia shqiptare, për një çështje që vijon të jetë e pranishme, që prej vitit 2001.
 

Fermerët e Shkrelit në Malësi të Madhe, që akuzohen se kanë mbjellë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe jo kërp industrial, kanë reaguar dy javë pasi Gjykata e Shkodrës dënoi 53 prej tyre nga 1 deri në 7 vjet burg dhe më 17 prill pritet dhënia e dënimit edhe për 60 fermerë të tjerë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›