E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët kremtohen në shumë qytete të vendit

Nuk ka qënë vetëm Tirana epiqendra e festimeve të pashkët. Edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, dhjeta besimtarë katolikë kanë ndjekur meshën përgjatë mesnatës.
Një prej qytetereve ku mesha ka mbledhur qytetarë për tu lutur dhe uruar njëri tjetrin është Shkodra. Në meshën e shenjte te mbajtur ne Katedralen katolike te qytetit, Arqipeshkvi i Shkoder përveç urimeve bëri thirrje që të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe të largohen nga rruga e gjakmarrjes. Në këtë ditë, ka familje që i japin fund gjakëmarrjes për ti shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit.
Edhe në qytetin e Elbasanit, katolikët pritën ringalljen e Krishtit. Nuk kanë qënë të paktët ata që në kishën e qytetit, u lutën për shëndet, mirësi dhe paqe.
Festa e Pashkëve festa më e shenjtë për besimtarët katolike dhe ndër më të rëndësishmet e kalendarit fetar, është festuar dhe në kishën katolike të Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Lushnje. Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e shenjte të organizuar si mbrëmjen e djeshme ashtu dhe sot paradite.
E njëtja atmosferë fetive ndihet edhe në qytetin e Vlorës. Edhe këtu besimtarët e Krishterë pas meshës kanë përcjell urimet mes njërit tjetrit ndërkohë që gjatë paradites së të djelës qytetarët vizitojnë të afrmit dhe miqtë.
Edhe në Kishën e Shën Ndout në Laç me dhjetra besimtarë kane lutur për festën e Pashkëve. Besimtarët kishin ardhur thuajse nga tërë zona e veriut por dhe nga Shqipëria e mesme ndërsa nuk kanë munguar dhe politikanë. Kreshnik Spahiu ka qëndruar së bashku me të tjerë besimtarë dhe ka uruar tërë katolikët për këtë ditë të madhe të Pashkëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›