E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Rajone te Italisë, program ndihme në fushën e shëndetësisë

ZvMinistri i Integrimit Europian zoti Zef Bushati priti dje paradite nje delegacion te ardhur nga Italia ne perberje te te cilit merrnin pjese z.Antonio Verrico nga Ministria per Zhvillim Ekonomik, z.Tonio Ferrocino, perfaqesues i Rajonit te Molize-s, z.Luca De Pietri rajoni i Emilia-Romagna, z.Esteban Jimenez, rajoni Liguria, Dr.Domenico Santilli i Universitetit Katolik te Campobaso-s, z.Constanzo Cascavilla i Formez,si dhe perfaqesues te tjere nga Rajonet e Puglia-s, Abruzzo-s,Sardenjes,Venetos.
z.Antonio Verrico nga Ministria per Zhvillim Ekonomik i prezantoi zvMinistrit Bushati projektin i cili synon te jape nje ndihme ne fushen e shendetesise ne Shqiperi..Projekti propozon qe te forcoje sistemin e planifikimit dhe te menaxhimit te sherbimeve social shendetesore dhe per pasoje te te rrise zhvillimin progresiv te integrimit midis sektoreve shendetesore dhe social ne vendin tone. Per realizimin e ketij projekti jane angazhuar rreth 8 Rajone te Italise. Programi do te zbatohet ne bashkite e Shkodres dhe Vlores dhe do te kete nje bashkepunim me Ministrine e Integrimit,Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Fillimi i projekti kap shifren rreth 800 mije euro ne kuader te Qeverise Italiane dhe Bashkpunimit Italian per Zhvillim, drejtuar vendeve te ballkanit, veçanerisht te atyre ne jug te mesdheut te financuara keto nga fondi CIPE-FAS. Zv/Ministri Bushati i uroi mireseardhjen perfaqesuesve te ketij projekti italian dhe i siguroi per bashkpunimin dhe mbeshtetjen qe do te gjejne jo vetem nga Ministria e Integrimit por edhe nga institucionet e tjera. “Projektet ne fushen e shendetesise – nenvizoi Bushati - jane gjithmone te mirepritura mbasi Shqiperia ka trasheguar nje sistem shendetesor mjaft te prapambetur nga periudha e diktatures dhe me shume mangesira.Per nxjerrjen nga kjo prapambetje dhe per arritjen e standarteve bashkohore ne sistemin shendetesor kerkohen shume investime e ne kete kuader cdo projekt eshte nje ndihme e cmuar per vendin tone”, perfundoi zvMinistri Bushati

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›