E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH shpërndan subvencionin e teksteve

Fondi kap vlerën 415 milionë lekë dhe është pjesë e buxhetit të shtetit për vitin shkollor 2008-2009. MASH u bën thirrje prindërve të nxënësve të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare për të tërhequr subvencionin. 

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njoftoi sot se fondi i subvencionimit të teksteve mësimore tashmë ka përfunduar së shpërndari në të gjitha qarqet. Fondi me vlerë 415 milionë lekë është pjesë e buxhetit të shtetit për vitin shkollor 2008-2009. Zëdhënësja e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ermelinda Muho, tha sot për mediat se "në qarqet Kukës, Dibër, Mat, Shkodër dhe në rrethet, Malësi e Madhe, Mirditë, Lushnjë, Skrapar, Ersekë, Pogradec, Përmet, fondi është shpërndarë në masën 100%”. Sipas saj, në qarqet Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Vlorë deri tani, është shpërndarë rreth 94-97% i fondit të parashikuar. MASH u bën thirrje prindërve të nxënësve në qytetet Krujë, Fier, Tiranë, Berat, Librazhd, Durrës, Elbasan, ku deri tani vetëm 80% e tyre kanë tërhequr subvencionet shtetërore për tekstet mësimore, që të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare ku disponohen listat e nxënësve sipas shkollave e klasave.
Skema e subvecionimit të teksteve po zbatohet për të dytin vit rradhazi. Fondi i posaçëm subvencionit i kalon përdoruesit, pra prindërve të nxënësve në shkollat publike dhe private.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›