E Diel, 1 Nëntor 2026

8 dhjetori, Berisha pershendet shqiptaret

Kryeministri Sali Berisha pershendeti shqiptaret me rastin e 19-vjetorit te shembjes se komunizmit ne vendin tone.

Duke e shpallur diten e sotme, feste kombetare, ne nje fjalim ne sheshin "Skenderbej" para nje pjesemarrjeje masive njerezish, shefi i qeverise theksoi se mbetjet e se shkuares kurre nuk do te mund te zbehin diten e lirise, me te cmuaren per te ardhmen e kombit.

"Hedhurinat e se shkuares nuk mund ta ndalin kurre vrapin tone. Ju bejme thirrje te gjitheve te vijne dhe te vrapojme se bashku drejt se ardhmes qe meritojme", u shpreh Berisha.

Ne fjalen e tij pershendetese, kryeministri kujtoi te gjithe ata te rinj e te reja, burra dhe gra, intelektuale, studente te fillimit te viteve 90-te, te cilet me guximin dhe vendosmerine e tyre kerkuan kthimin e syve te Shqiperise drejt Evropes dhe shemben  perden e hekurt qe mbajti vendin te shtrenguar per dekada me radhe.

"Bashke do te ndertojme Shqiperine europiane, Shqiperine e endrres sone. Ju ftojme te bashkohemi ne uraganin tone te integrimit te plote te Shqiperise. Se shpejti do t'i fshijme kufijte dhe do te levizim pa viza ne Evrope", premtoi kryeministri.

Ne kete dite te shpallur festive, kryeministri nuk mundi te mos fliste per mafian.

"Me lejoni te garantoj ata qe me kockat e mafias do te tentojne te na pengojne ne rrugen tone, se do te veprojme me ligj, kurse plehrat e bllokut do t'i hedhim ne koshin e historise", tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›