E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama, forma mafioze e të bërit opozitë



Partia Demokratike, duke shprehur vlerësimin e vet të palëkundur për opozitën, deklaron se pleh-opozitarizmi është forma mafioze e të bërit opozitë dhe s’ka asnjë lidhje me opozitën e vërtetë. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, doli dje në një deklaratë për shtyp, ku akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, se po zgjedh formën mafioze për të bërë opozitë dhe se nuk ka lidhje me opozitën e vërtetë. “Partia Demokratike mendon se akti i qeseve të zeza me plehra të njeriut shpirtkazmë; që i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij të vetëm për 9 vjet rresht; që ka akuzuar të atin si baba të fëmijës së tij; që ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore bashkëshorten e tij apo ka dalë me tjetrën nudo në plazhet publike, është akti i fundit i psikopatisë dhe paranojës së një njeriu, që, për interesat e veta personale dhe të mafies që përfaqëson, nuk ngurron të ndërmarrë çdo akt, përfshi edhe qeset e zeza me plehra ndaj qytetarëve të Tiranës”, - deklaroi znj. Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›