Gazetaret ne Maqedoni ngrene zerin e protestes

Gjendja e rende financiare trysnite politike largimi nga puna dhe kushtezimet e natyrave te ndryshme nga pronaret e mediave jane problemet me te theksuara te gazetareve ne Maqedoni. Per ti tejkaluar keto probleme gazetaret kane ngritur zerin e protestes duke kerkuar vendin e merituar ne shoqeri. Me moton Gazetaria eshte profesion me dinjitet nje grup gazetaresh kane protestuar publikisht ne sheshin e qytetit te Shkupit. Sipas tyre duhet folur haptas per te gjitha problemet qe ndikojne dhe cenojne pavaresine e gazetarise ne Maqedoni. Misho Ivanov eshte gazetar qe punon ne media private. Ai mbeshtet cdo iniciative te kolegeve te vet qe do te garantonin nje pavaresi sociale dhe profesionale per gazetaret. Qeverite nderrohen edhe pronaret e mediave gjithashtu nderrohen por problemet e gazetareve mbeten te njejta. Nuk mund te duroj me nencmimet nga pronari dhe kushtezimet se cfare tekste duhet te shkruaj. Dua te jem i lire ne ushtrimin e profesionit te gazetarise thote Mishko Ivanov.
Shoqeria ne Maqedoni eshte tejet e politizuar prandaj pavaresia e mediave eshte e rrezikuar si nga interesat e pronareve te mediave poashtu edhe nga mentoret politik qe deshirojne te kene nen kontroll media te caktuara thote gazetarja Tamara ausidis. Presioni ndaj gazetareve rralle here behet nga pronaret e mediave ose nga funkcionare te larte politik. Trysnite vijne nga redaktoret te cilet per interesa politike apo financiare jane dore e zgjatur e qendrave politike dhe te biznesit vlereson Tamara ausidis.
Nenkryetari i Shoqates se gazetareve ne Maqedoni Gazmend Ajdini mbeshtet konstatimin se pavaresia e gazetarise ne Maqedoni eshte e cenuar. Ne Maqedoni ende kemi nje liri te shtypit pjeserisht te lire kemi akoma nderhyrje te politikes ne punen e mediumeve definitivisht kemi nje presion ndaj mediumeve dhe gazetarise thote Gazmend Ajdini. Shoqata e gazetareve eshte duke reformuar statusin e saj juridik dhe ne te ardhmen do te jete nje institucion i cili do te mbroje denjesisht interesat dhe te drejtat e gazetareve thote Gazmend Ajdini.
Ndikimet e shumta te partive politike te qendrave te ndryshme me ndikim nga pushteti por dhe biznesi ndaj punes se mediave jane berre dukuri e perditshme thote Sefer Tahiri ligjerues ne fakultetin per komunikim dhe mas media ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove. Gazetaret nuk e kane lirine apo autonomine e nevojshme qe te publikojne informacione apo te trajtojne ceshtje ashtu sic e kerkon profesioni. Shpesh jane te detyruar qe te vetcenzurohen apo tu behet cenzure klasike nga pronaret e mediave dhe ky eshte fakt evident thote komunikologu Sefer Tahiri. Mediat ne Maqedoni pervec qe ballafaqohen me nje krize te madhe financiare ballafaqohen edhe me problemin e pavaresise editoriale keshtu qe mediat ne vend se te jene zedhenes te opinionit publik ato jane te shendruar ne zedhenes te partive ne pushtet.
Komuniteti i gazetareve me shume duhet te debatoje apo te trajtoje problemet qe kane ne mesin e tij sepse gazetaret ne Maqedoni jane te vetmit qe flasin per problemet e politikaneve per problemet sociale ekonomike e kulturore por nuk flasin apo hezitojne te debatojne lidhur me statusin e gazetareve brenda redaksive por edhe ne shoqeri vlereson Sefer Tahiri ligjerues ne fakultetin per komunikim dhe mas media.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Aida Cama