8 maji Berisha takon mikun e tij Wolfgang Grossruck
Pavaresisht rasteve te publikuara ne media per parregullsite ne listat e zgjedhesve kryeministri Berisha kembengul se ato jane me te mirat qe ka pasur ndonjehere vendi. Kreu i qeverise garantoi dokumentet me te sakte te identifikimit ne shkalle nderkombetare te cilat sipas tij kane bere te mundur transparence dhe saktesi maksimale ne hartimin e listave te zgjedhesve.
Shefi i mazhorances theksoi se prioriteti i tij maksimal eshte organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta nderkombetare. Ai theksoi se qeveria shqiptare eshte e gatshme te jape mbeshtetjen e plote financiare dhe logjistike per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si organi me i larte i ngarkuar nga Kushtetuta per organizimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e plote te mazhorances per te kontribuar me vullnet te plote politik per nje fushate zgjedhore te bazuar teresisht tek nevojat dhe interesat e qytetareve dhe komunitetit.
Ashtu si ne zgjedhjet e kaluara zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Wolfgang Grossruck i njohur per miqesine e tij me kryeministrin Berisha i doli perseri ne krah mazhorances duke vleresuar hartimin e listave. Sipas njoftimit te qeverise zv.presidenti Grossruck vleresoi arritjet e medha dhe te jashtezakonshme qe qeveria shqiptare kane shenuar gjate ketyre viteve te fundit ne te gjitha fushat duke e transformuar Shqiperine dhe shprehu keqardhjen qe perpjekjet destabilizuese te zotit Rama ndikojne negativisht per imazhin e vendit dhe ecurine e Shqiperise perpara ne rrugetimin drejt Bashkimit Europian.
Ai e informoi Kryeministrin Berisha per angazhimin e tij per te derguar nje numer sa me te madh vezhguesish nderkombetar per zgjedhjet lokale te 8 majit. Grossruck vleresoi infrastrukturen qe ekziston per sa i perket regjistrit elektronik te zgjedhesve dokumenteve te identifikimit nga me te sigurtat ne Europe si dhe procedurave te tjera te cilat bene te mundur qe zgjedhjet e 28 qershorit te cilesohen nga raporti i OSBE-se si zgjedhjet e para ne Shqiperi qe plotesuan shumicen derrmuese te standardeve nderkombetare.