Presidenti Topi vizitë zyrtare në Maqedoni

Kreu i shtetit Bamir Topi do të marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të "Qendrës Përkujtimore të Holokaustit" për hebrenjtë maqedonas në Shkup.
Presidenti Topi ndodhet në Maqedoni me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov për të marrë pjesë në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike.
Ndërkohë në ceremoni pritet të marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit, Zëvendëskryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.
Presidenti Topi pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me Zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.