Drita Pelinku Vetem puna te mban te gjalle
Aktorja ne skenen e Teatrit Kombetar gjashte muaj pas humbjes se te bijes. Regjisori Spiro Duni i propozoi te Shtrigat e Salemit nje rol te vogel Rebeka nje grua qe perfundon ne litar. Tani them se bera mire qe e pranova rolin.
shte Rebeka Ners qe nuk beson djallin e megjithate ekzekutohet ne gjyqin e Salemit ne nje dite vere korrik 1692.
shte nje rol i vogel me peshe te madhe te cilen Arthur Miller e nxori nga personazhet reale te dosjes gjyqesore te shtrigave te Salemit dhe e ngriti ne nje shkalle tjeter per te vertetat qe thote kjo figure.
Gruaja ka jetuar vertet ne fshatin Salem familja e saj jetonte aty shume kohe perpara se te ndodhte tragjedia. Dhe familja e saj u godit me rende nga te gjitha nga kjo tragjedi. Motra Meri u akuzua dhe ekzekutua per magji.
Motra tjeter Sara edhe ajo u akuzua per magji. Ishte nene e tete femijeve 71 vjec kur shkoi ne litar. Sic shihet e fundit qe mund te akuzohej per shtrigani. Per te thuhet Kjo zonje e respektuar bisedat dhe sjelljet e se ciles ishin si te nje shenjtori nje model i sjelljes kristiane.
Ky personazh luhet nga Drita Pelinku. shte nje mikrorol qe regjisori Spiro Duni ia propozoi Pelinkut duke e nxjerre disi nga ditet e zise per humbjen e se bijes Jaroshka gjashte muaj me pare.
Ne shkurt 2009 kur interpretoi ne monodramen Rouz ajo kishte deklaruar se po terhiqej. Ishte te te tetedhjetat.
Vetem puna te mban gjalle thote ajo dhe prandaj kjo bisede u be vetem mbi punen e saj te fundit. Thuhet se njeriu njihet me mire shfaqet ai qe eshte ne menyren si i ben balle fatkeqesise humbjes se njerezve te gjakut.
Zonja del nga shtepia disa here ne jave dhe ulet me trupen e aktoreve qe po punojne me vepren e Millerit. Se shpejti trupa punon ne skene. Jane kolege dhe ish studente te saj aktoret Timo Flloko Neritan Licaj Fatos Sela Vasjan Lami Elia Zaharia Eni Jani etj..
Premiera e Shtrigave te Salemit ne origjinal The Crucible pritet javen e fundit te marsit.
Zonja Pelinku si e pritet propozimin e regjisorit Spiro Duni ne rrethanat ku jeni ndodhur muaj e fundit
Nuk mund te them se ngurrova kur ma propozuan rolin te Shtrigat e Salemit. Por ditet e para edhe vija edhe shaja veten time. Nuk kisha gjume pyesja bera mire apo jo.
Aty mu perforcua mendimi se vetem puna vetem puna te mban te gjalle. U ula shkrova mendimet e mia jane ketu te mbyllura. As vete nuk dua ti lexoj kur te mos jem une le ti lexojne.
Mendime per cfare
Jane mendimet e mia per kete rol a duhet ta merrja apo jo. Ishte ajo lufte qe qendronte brenda meje doja tia shprehja dikujt. E mora rolin dhe me beri shume mire. Ne te vertete eshte nje mikrorol. Regjisori Spiro Duni eshte ish-studenti im. Ka ne trupe aktore qe gjithashtu i kam pasur studente.
Me Neritan Licajn kam pasur nje korrespondence qe e ruaj kur ai emigroi ne vitet nentedhjete ne Itali.
Me Timo Fllokon kemi qene kolege. Pata kenaqesine qe rashe ne kete grup.
Si eshte lene profili i Rebeka Nersit
Ne kete gjullurdi ne kete tifozllek te shtrigave apo kundershtrigave personazhi im eshte nje grua qe e respektojne te gjithe. shte nje personazh konkret emri i saj mbahet ne goje per mire. Ajo denohet ashtu sic denohet personazhi i Timo Fllokos.
Ka vetem nje mikroskene ne fund kur e ballafaqojne dhe merr vesh se Xhon Proktor per te mbijetuar ka pranuar djallin. Rebeka thote Zoti paste meshire per ty.
Ajo vete nuk pranon djallin nuk pranon qe te mashtroje. Por turma si gjithmone joshet lehte. Atehere te dy keta i varin dhe eshte varja konkrete ne skene.
shte personazh i rendesishem por nuk ka batuta.
Pra figura vetem ne fund do te ballafaqoje te publiku ate cka eshte thene per te.
Po. Duhet patjeter ta njohesh mire ne crrethana ndodhet kjo grua. Jam akoma ne kerkim me punen e mbi kete figure. Rebeka Ners e di qe djall nuk ka edhe ajo ironizon i tall ato gra qe besojne te kunderten. Sic thashe jam ne kerkim te punes. Te tjeret jane ne role qe ti mbajne mend.
Hera e pare qe punoni me Spiro Dunin si jane marredheniet mes jush aktor-regjisor
Spiro Dunin e kam pasur student. Ka luajtur me mua ne Akademine e Arteve. Pastaj ai studioi regjisure teatri.
E kam ndjekur me pare dhe po me pelqen menyra si punon.
Ka nje fare kohe qe une mendoja se nuk eshte me ai teater qe ka qene ne kohen time. Ne kuptimin e punes ne drejtimin e seriozitetit e pergjegjesise qe te japin te gjitha forcat. Ne te vertete ka pasur shkarje sepse dhe teatri ashtu si gjithe shoqeria jone nuk mund te qendroje i shkeputur nga rrethanat.
Dhe ketu per cudi qe jane shume aktore une shoh nje disipline absolute. Ne 10.30 jane te gjithe me goje mbyllur qe presin cfare do te bejne sot. Edhe ai qe ka nje mikrorol dhe ai qe ka rol kryesor duan te gjithe te japin maksimumin.
shte nje kohe normale pune per ju
Ajo qe me pelqen ne nje mjedis pune eshte fryma kritike. Une verejtjet i kam kerkuar gjithe jeten time. Nuk me ka pelqyer kur njerezit thone shume mire. Une dua te di sa jam ne prova qe ti ndreq gabimet. E kam pasur zakon te mbaj shenim verejtjet mezi prisja te flisnin mbi rolin tim qe ti ndreqja.
Ia kam kerkuar edhe Spiros kete gje. Ai mi thote verejtjet por me delikatese pak mos me fyeje pak duke kujtuar se te kolektivi do me rrise prestigjin por kemi punuar qe figura te vije e ndergjegjshme per permasen qe ka marre kjo kryqezate shtrigash qe po e ndjek nje turme e tere.
Spiro me vuri te mendoje. E shoh qe e ka dramen ne dore.
Fiction mbi nje histori te vertete
Shtrigat e Salemit u vu ne skene premiere ne Broduej me 1953 si veper alegori per cfare po ndodhte ato kohe ne Amerike dhe viktime e te ciles ishte vete Milleri. Nje veper qe e studion shoqerine e cila eshte vene rresht nga histeria ne mase.
Miller e shkroi vepren si nje parabole per kryqezaten e Senatorit Jozef Mekkarti kunder simpatizanteve komuniste. Vepra nuk ka te beje thjesht me nje periudhe te caktuar. Lenda e saj gjen paralele me peizazhin e politikes moderne.
Pavaresisht kriticizmit te qarte politik ne veper shume kritike bien dakord qe The Crucible ishte nje drame e vetepermbajtur per periudhen e tmerrshme ne historine e Amerikes.
Drama nuk eshte nje reportazh kishte thene Miller me rastin e venies ne skene te vepres. Askush smund te shkruaje tragjedi me shpresen se po e ben pastaj reportazh. Une kam shkruar nje histori fiction per nje teme te rendesishme.
Ngjarjet e drames jane bazuar ne ato qe ndodhen me 1692 ne Salem Masacusets.
Shume nga akuzat per shtrigani ne veper jane nxjerre nga ceshtja e Xhon Proktorit dhe Abigejl Uiliams.
Prodhimi fitoi me 1953 Drama me e mire e Tony Aeard. Dhe nje vit me vone ishte bere nje veper klasike amerikane. U pershtat per opera me 1961 dhe mori Pulitzer Prize.
Me 1993 Miller e pershati per film qe u realizua me 1996 dhe nuk u prit mire nga kritika. Miller pat thene Fshati Salem ai vend besimtar dhe i devotshem ne kohen e qyteterimit te bardhe kishte shpalosur - tre shekuj para rivalitetit ruso-amerikan - ate qe mund te quhet vetem strehe e murtajes ne mendjen njerezore.
Si funksiononte Mekartizmi
Histeria e mases njihet histeria e Hitlerit qe shkaktoi holokausti histeria qe denoi Jezusin. Por njerezit nuk nxjerrin mesime prej se kaluares.
Senatori Joseph McCarthy ndezi histeri ne Ameriken e viteve 1950. eshtja e tij ishte komunizmi frika qe bart vendosja e nje sistemi qe kontrollohet nga diktatore dhe qeveri totalitare - kujtojme Kinen Kuben Korene e Veriut.
Frika e pare e komunizmit kishte ardhur qysh prej Luftes se Pare Boterore kur Rusia po drejtohej nga nje qeverie e re rrjedhoje e Revolucionit Bolshevik me 1917 dhe diktatori Lenin masakroi 9 milione ruse qe i bene rezistence ideve te tij.
Kjo i shqetesoi amerikanet dhe per te ndaluar perhapjen e komunizmit SHBA forcoi Spiunazhin. The First Red Scare ishte shume e eger me ane te saj qeveria amerikane identifikonte dhe sulmonte komunistet e dyshuar.
Ne vitin 1946 McCarthy hyri ne Senat. Frika ne rritje ndaj komunizmit e beri Mc Carthyn vigjilent. Ne vitin 1950 kishte hyre ne skenen e politikes kombetare. Ai nisi punen te ndjeke penalisht ata qe i jepnin informacion sekret qeverive komuniste.
Histerise qe perhapi fjalimi i McCarthyt per friken nga komunizmi i kishin prire disa ngjarje te rendesihme. Kina drejtohej nga Mao Ce Duni. Bashkimi Sovjetik kishte shperthyer bomben atomike me 1949.
Atehere nis ajo qe njihet si gjuetia e shtrigave per crrenjosjen dhe persekutimin e komunisteve dhe simpatizanteve duke perdorur teknika kundershtuese dhe duke bere akuza te pabazuara ne prova.
Julius dhe Ethel Rosenberg komuniste te njohur ishin te vetmit qytetare amerikane qe u ekzekutuan per spiunazh dhe nxjerrje te sekretit te sovjetiket.
Arthur Miller e shkroi pikerisht ne kee kulm tensionesh dramen e tij Shtrgat e Salemit 1953.
Ne 1954 popullariteti i McCarthyt po binte dhe Presidenti Eisenhoeer dhe Senati vendosen te veprojne. Rezlttai ishte qe ai kishte abuzuar me te drejtat e dhe lirite e individit ndaj shume njerezve te pafajshem po edhe ndaj te fajshmeve. Vdiq me 1957 nga hepatiti akut si rezultat i abuzimit me alkolin.
Ai kujtohet si kryqtar i komunizmit ne Amerike i dhunshem per te marre informacionet qe donte.