Qeveria dy variante per amnistine fiskale
TIRAN- Qeveria rikthen ne qender te vemendjes debatin per aministine fiskale. Diskutimet rifillojne pas nje viti pushim ndersa kete radhe ekzekutivi duket se ka ndermend te hedhe hapa konkrete perkunder deklaratave politike. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Berisha parashtroi dy variante te kryerjes se nje amnistie fiskale. I pari ka te beje me aplikimin e nje amnistie te plote fiskale ndersa varianti i dyte lidhet me miratimin e nje ligji te posacem per faljen e detyrimeve te prapambetura.
Ne kete rast Berisha ka preferuar ta hedhe topin ne fushen e opozites. Miratimi i nje amnistie fiskale ka nevoje per tre te katertat e votave ne Kuvend numer per te cilin nevojiten edhe kartonat e PS-se. Ne mungese te nje mbeshtetje nga Partia Socialiste qeveria mendon te hedhe ne tavoline variantin e dyte ate te miratimit te nje ligji per faljen e detyrimeve i cili kalon edhe me shumice te thjeshte pra 71 vota.
Ne cdo rast bizneset qe do te falen nuk duhet te kene te bejne me politikane aktive apo qe kane lene tashme karrieren si edhe me te ardhura te krijuara nga veprimtari te tjera jashte aktiviteteve te ligjshme. Une kam shume kenaqesi qe ne te aplikojme amnistine fiskale per te gjitha bizneset me perjashtim te atyre te lidhura me pushtetare apo ish-pushtetare te cilat do te perjashtohen sepse ketu kemi nje aspekt tjeter. Keto biznese nuk do te perfshihen ne amnisti.
Sikunder Ministria e Financave do te beje kujdes te madh qe ne projektin e ligjit qe duhet ti dergojme sa me shpejt parlamentit te parandalohet mundesia e amnistimit te parave te trafiqeve droges pra para te cilat jane me origjine jo biznesi - tha dje gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri Berisha. Ne te dyja rastet ai ka kerkuar Ministrise se Financave qe te hartoje dy drafte nje per aminsti te plote dhe nje per faljen e disa detyrimeve. Konfirmohet se specialiste te kesaj ministrie jane duke punuar nderkohe per hartimin e ketij drafti.
Nese do te jete aministi atehere behet fjale per lejimin e futjes ne treg te aseteve te padekluara per te cilat nuk eshte paguar tatim. Nderkohe nese nuk arrihet 84 vota qeveria parashikon te miratoje nje ligj te posacem per faljen e gjobave dhe detyrimeve te prapambetura. Ne kete rast bizneseve do tiu duhet te paguajne vleren fillestare te detyrimeve. Ne duhet ta pergatisim projektligjin zoti minister ne dy variante varianti i amnistise dhe varianti i faljes. Falja eshte me e ngushte nuk ka te gjithe spektrin e amnistimit. Falja do te jete per te gjitha detyrimet gjobat dhe detyrimet e prapambetura. Mendoj se falja dhe amnistia duhet te jete nje shans i ri per te gjitha biznesit edhe ne deklarimin e punonjesve qe kane ne menyre qe te krijohet nje mundesi e re per nje formalizim me te madh - vijoi ai.
Debati per aplikimin ose jo te nje amnistie fiskale ne vend ka nisur prej rreth nje viti ku perkunder deshires se qeverise ka qene FMN-ja ajo qe e ka kundershtuar nje nisme te tille. Gjate nje takimi te kryer me anetaret e Komisionit te Ekonomise ne pranveren e vitit te kaluar kreu i FMN-se per Shqiperine Geruin Bell kundershtoi kete nisme te qeverise me arsyetimin se kjo mund te kthehet ne nje precedent te rrezikshem per te ardhmen duke ulur gatishmerine e bizneseve per te shlyer detyrimet ndaj shtetit.