E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji PD Rama frike nga korruptimi i komisionereve te tij

PD akuza Rames Stazimiri Ne Strasburg kerkove rivendosjen e vizave. Rama kreu i bashkise se trete me te korruptuar ne bote

Partia Demokratike akuzoi dje kreun e PS-se Edi Rama se ne Strasburg kerkoi rivendosjen e vizave. Sipas deputetit demokrat Genti Strazimiri Rama zhvilloi nje vizite kunder liberalizimit te Shqiperise ne Strasburg. Kreu i bllokmeneve te rinj etiketoi me gjuhen ordinere mazhorancen legjitime te vendit sepse ne Strasburg deputetet e te gjitha grupeve jo vetem hodhen poshte me neveri perpjekjet e tij dhe te lobit racist antishqiptar per anulimin e vizave per shqiptaret apo sanksione te tjera por denuan njezeri dhunen dhe perdorimin e saj per marrjen e pushtetit si dhe shnderrimin e PSSH-sw ne nje parti dhune nga zoti Rama dhe bllokmenet e rinj - tha Strazimiri. Deputeti i PD-se vuri ne dukje se Edi Rama eshte kryetari i bashkise se trete me te korruptuar ne bote. Strazimiri tha se Rama eshte i tmerruar nga denimi dhe percmimi qe gjeti si bajloz dhune ne tempullin e demokracise evropiane ne percartjen e tij ordinere do te etiketonte me fjalet ndyrwsi dhe ndyrwsira mazhorancen aktuale per te deshmuar antikulturen e urrejtjes qe ushqen per pushtetin e dale nga vota e lire e qytetareve shqiptare.

Ne i themi Edvin Kristaq Rames se per shqiptaret dhe evropianet qe te priten ne Strasburg si bllokmen si njeri qe kerkon te marresh me dhune ate qe nuk e merr dot me vote apo si njeri qe nuk mendon kurre per popullin dhe vendin tone epitetet qe ti perdore jane te denja vetem per ata qe perdorin dhunen dhe njerezit mish per top per karrigen e tij per ata qe nxjerrin bashkwshortet lakuriq ne plazhet e botes dhe rrahin barbarisht grate e tjera te radhes se familjes se tij - shtoi me tej deputeti i PD-sw. Ai akuzoi me tej se Rama me gjuhen ordinere dhe epitetet qe perdor deshmon se po pelcet nga tmerri i krimit qe kreu me 21 janar. Ai permendi se Rama akuzon kolektivisht 20 mije komisionere socialiste ndonese gjer sot nuk ka paraqitur para shqiptareve as edhe nje rast te vetem te korrupsionit te tyre. Komisioneret socialiste kryetari i tyre i akuzoi si njerez qe shiten dhe blihen njelloj si placka qe blihen ne tregun e gabit sepse ai i mban ata pergjegjes kryesore per voten me te cilen e ndeshkuan shqiptaret. Pucisti qe hartoi pergatiti dhe udhehoqi skenarin e marrjes me dhune te pushtetit dhe qe per 5 ore me radhe nga skutat e Fidelit do ti drejtonte mercenare dhe bashibozuke ne sulmin ndaj Keshillit te Ministrave- shtoi Strazimiri - nuk mund tju besoje komisionereve socialiste sepse ata nuk jane dhe nuk mund te jene mercenare njerez te hurit dhe te litarit te gurit dhe zjarrit per ta sjelle ate me dhune ne pushtet. Zoti Edvin Kristaq Rama prej dy vjetesh me radhe akuzon si te korruptuar komisioneret e partise se tij sepse vet ai perfaqeson monumentin me te zi te korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Evrope dhe renditet ne vendin e trete ne bote ne shtyllen e kusarise dhe korrupsionit planetar - deklaroi deputeti i PD-se.

Topi dekoron Eagle 1 Nderuat kombin ne Afganistan

Presidenti Bamir Topi dekoroi dje trupat e kontingjentit paqeruajtes Eagle 1 qe ishin me mision ne Afganistan. Pas shmangies qe i beri 10 dite me pare Kryeministri Presidentit ne pritjen e ketyre trupave nga Afganistani Topi ka vendosur qe ceremonine ta organizoje ne Pallatin e Brigadave. Presidenti pergezoi kontigjentin per misionin e kryer duke e vleresuar se misioni ishte kontribut per imazhin e vendit tone ne Bote.
Me misionin tuaj per ruajtjen e sigurise ne Afganistan ju keni nderuar veten dhe kombin - iu drejtua kreu i shtetit ushtarakeve te Eagle 1 duke shtuar se misionet jashte vendit jane nje angazhim i madh per sigurine globale. Ne fjalen e tij Kreu i Shtetit ka ngritur lart kontributin e vecante qe ushtaraket shqiptare kane dhene jo vetem per paqen ne Afganistan por edhe per sigurine dhe paqen ne te gjithe boten. Sipas tij forcat speciale shqiptare kane pasur nje sukses te plote ne misionin e tyre ne Afganistan ku kane marre vleresime te shkelqyera dhe nga nderkombetaret.
Presidenti vleresoi se hyrja nw NATO ka qene nje epoke e re per Forcat e Armatosura. Me pas ushtarake te kontigjentit moren medaljet per misionin e tyre ne Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›