E Diel, 1 Nëntor 2026

PE Jo protesta ne rruge por dialog ne Kuvend

Eduard Kukan Dialogu politik duhet te zhvillohet ne institucionet qe jane te zgjedhura ne menyre demokratike pra ne Parlament dhe jo ne rruge apo ne vende te tjera. Kjo eshte teper e rendesishme.

Parlamenti Evropian i ben thirrje opozites se majte shqiptare qe ti jape fund protestave dhe te diologoje me mazhorancen qeverisese brenda institucioneve. Sipas PE-se dialogu politik duhet te zhvillohet ne institucione qe jane te zgjedhura ne menyre demokratike pra ne Parlament dhe jo ne rruge apo ne vende te tjera. Kjo sipas PE-se eshte teper e rendesishme. Eduard Kukan kryetar i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Jug-Lindore apelon se mosarritja e nje zgjidhjeje te shpejte politike ve ne rrezik perspektiven evropiane te vendit. Ne nje interviste per radion DW seksioni shqip z. Kukan deklaroi dje se Per te vazhduar rrugen e saj evropiane Shqiperia duhet te gjeje nje zgjidhje politike per te dale nga kriza nga ajo qe ne e shohim si nje bllokim politik. Sipas tij per te vazhduar rrugen e saj evropiane Shqiperia duhet te gjeje nje zgjidhje politike per te dale nga kriza nga ajo qe ne e shohim si nje bllokim politik. Z. Kukan permendi se Parlamenti Evropian ne debatin e tij ne mbremjen e 15 shkurtit i beri thirrje elites politike te Shqiperise te kete parasysh interesat e qytetareve shqiptare dhe te mos rrezikoje perspektiven e anetaresimit ne BE. Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule ne fjalen e tij ne PE paraqiti hapat qe duhet te ndermerren nga politikanet shqiptare per t iu rikthyer kesaj perspektive. Mendoj se ky debat ne PE ishte pozitiv konstruktiv pasi te gjithe europarlamentaret shprehen mbeshtetje te plote per veprimet e Komisionit Evropian. Shkurt mund te them qe debati ne PE tregoi interesin e europarlamentareve per te ndihmuar partite politike ne Shqiperi per te gjetur nje zgjidhje politike te krizes. Por ne te njejten kohe eshte e nevojshme qe drejtuesit politike te Shqiperise te gjejne menyren sesi te veprojne - u shpreh z. Kukan. Ai shtoi se ne krye tani qendrojne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit organizimi dhe zhvillimi i tyre ne ate menyre qe ato te plotesojne kriteret demokratike evropiane per zgjedhje te lira dhe te ndershme qe rezultati i tyre te mos vihet ne dyshim. Prandaj eshte e domosdoshme qe ne Kodin Elektoral te Shqiperise te plotesohen te gjitha sugjerimet gjithsej 31 te OSBE/ ODIHR-it. Nisur nga koha e shkurter qe ka mbetur duhet punuar shpejt per t i realizuar ato brenda afatit kohor per daten e caktuar te zgjedhjeve lokale me 8 maj - deklaroi kryetar i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Jug-Lindore. Per sa i perket protestes se opozites Kukan u shpreh Dialogu politik duhet te zhvillohet ne institucione qe jane te zgjedhura ne menyre demokratike pra ne Parlament dhe jo ne rruge apo ne vende te tjera. Kjo eshte teper e rendesishme. Sa per zgjedhjet lokale lideri i opozites Rama eshte shprehur ne Strasburg se eshte i gatshem te marre pjese ne to. Le te shohin sesi do te zhvillohet situata pasi vertet ka afate qe duhen respektuar ne perputhje me Kodin Elektoral. Por po theksoj perseri menyra sesi do te organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale eshte nje tregues shume i rendesishem per progresin e Shqiperise drejt perspektives evropiane - deklaroi kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Jug-Lindore z. Kukan.

SHBA alarm per 18 shkurtin Mund te kete dhune

Ambasada Amerikane paralajmeroi dje qytetaret e saj per protesten e te premtes se Partise Socialiste. Sipas nje njoftimi zyrtar te ambasades demonstrata e 18 shkurtit mund te zgjase disa dite. Duke iu referuar edhe ngjarjeve te 21 janarit ne njoftim lajmerohen shtetasit amerikan per te pasur kujdes kete fundjave. Edhe pse eshte lajmeruar nje demonstrate paqesore ajo e 21 janarit ishte e dhunshme dhe rezultoi me vdekjen e kater personave dhe plagosjen e disa te tjereve duke perfshire dhe police te shtetit. Ne i kujtojme qytetareve amerikane se protesta edhe pse ka si qellim te jete paqesore mund te kthehet ne te dhunshme dhe e paparashikueshme. Ju duhet ti evitoni ato sa me shume te jete e mundur. Demonstratat ne nje qytet mund te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata te tjera ne gjithe vendin. Te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per ate qe po ndodh rreth jush dhe te degjoni raportimin e mediave lokale per demonstraten - thuhet ne njoftim. Njoftimi vijon duke thene se ambasada nuk ka informacion specifik per vendin se ku do te zhvillohet demonstrata pavaresisht se heret e meparshme eshte zhvilluar rreth Parlamentit apo Kryeministrise ndersa jane bllokuar te gjitha arteriet kryesore te rrugeve te Tiranes. Sipas ambasades se SHBA-se jane disa te dhena qe tregojne per nje planifikim me shume se nje ditor. Partia Socialiste ka njoftuar se do te zhvilloje te premten ne 18 shkurt protesten e radhes. Po dje ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes paralajmeroi qytetaret e saj edhe per mitingun qe do te zhvilloje diten e diel Partia Demokratike me rastin e 20 vjetorit te bustit te diktatorit Hoxha. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›