Pavaresia e Kosoves Berisha Shqiptareve iu rikthye dinjiteti

17 shkurti Berisha Faqja e ndritur e historise kombetare. Shqiptaret me te ndeshkuarit tani komb i lire
Kryeministri Sali Berisha e hapi dje mbledhjen e Keshillit te Ministrave me nje urim te perzemert drejtuar qytetareve te Kosoves qeverise dhe te gjithe faktorit politik per 17 shkurtin kete dite te shenuar per Kosoven tre vjetorin e shpalljes se pavaresise. Sipas tij 17 shkurti eshte nje dite e krenarise sone kombetare nje nga ditet me te medha me te rendesishme ne shume shekuj dhe kjo eshte dita e Pavaresise se Kosoves dita qe u riktheu shqiptareve kudo qe ndodhen dinjitetin dhe krenarine kombetare dita e cila i beri ata qytetare te lire dita qe beri te mundur qe shqiptaret kudo qe jetojne te mund te kendojne kengen lirise. Duke shtuar se pavaresia e Kosoves perben padyshim faqen me te ndritur te historise sone kombetare nga lufterat e Skenderbeut gjer me sot. E them kete i bindur se pa pavaresine e Shqiperise nuk do te kish pasur as Shqiperi as Kosove por pavaresia e Shqiperise pervec perpjekjeve titanike kryengritjeve te medha qe tronditen Evropen e boten ne Kosove ishte edhe konjukturore pasi ky akt u shoqerua nga copetimi i trojeve shqiptare ne pese shtete.
Ajo qe ndodhi ne dhjetevjecarin e fundit te shekullit qe shkoi erdhi si kurore e nje qendrese mbinjerezore e shqiptareve per liri dhe dinjitet kombetar - theksoi z. Berisha. Natyrisht shtoi ai ne Luften e Pare Boterore dhe para saj shqiptaret ishin kombi me i ndeshkuar me i copetuar ne nje perpjekje te shumefishte per asgjesimin e tyre. Kryeministri i Shqiperise permendi se ata u copetuan u ndane ne pese shtete ndonese kudo ishin vazhdimesi gjeografike dhe shumice etnike ne territoret e tyre. Por duhet te pranojme se lufterat nuk kane leshuar padrejtesi vetem mbi shqiptaret. Padrejtesi jane bere edhe ne kombe te tjera. Shqiptaret qendruan ne te drejten e tyre - deklaroi z. Berisha. Kreu i qeverise shqiptare vuri ne dukje se shqiptaret ne Kosove ia dolen me qendresen e tyre mbinjerezore me rezistencen e tyre totale paqesore e te armatosur te fitojne e pushtojne mendjet e zemrat se pari te qytetareve ligjvenesve dhe qeveritareve te vendit te lirise Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me pas te vendeve te tjera te lira ne Evrope e ne bote. Ata tha Berisha ia dolen qe ceshtjen e tyre te drejte e te ndershme ceshtjen e lirise se tyre ta shnderrojne ne nje ceshtje te ndergjegjes se kombeve te lira te lidhura ne Aleancen e Atlantikut te Veriut e cila ne emer te te drejtave te shqiptareve vendosi per here te pare ne historine e saj te ndermarre sulmet me te fuqishme ajrore kunder nje regjimi barbar qe kishte vendosur praktikat e shfarosjes gjenocidit aparteidit ne 2 milion shqiptare te Kosoves.
Ne tre vjet ekzistence shteti i ri dhe i pavarur i Kosoves eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne Evropen Juglindore. Ajo ia doli te vendose marredheniet e te njihet ne teresi nga bota e lire por dhe nga shume vende te tjera ne te gjitha kontinentet. Kosova vjen ne kete tre vjetor e sigurt ne te ardhmen e saj te shkelqyer evropiane. Ndaj ti percjellim me kete rast qytetareve te Kosoves qeverise se Kosoves e institucioneve te saj forcave politik te ketij vendi urimet me vellazerore e me te perzemerta ne kete dite qe i beri te lire qe i riktheu dinjitetin krenarine kombetare jo vetem qytetareve te Kosoves por shqiptareve kudo qe jetojne tju urojme gezuar pavaresine e vendit - perfundoi Berisha.
Berisha i shkruan Thacit Njohje te tjera do e pasojne Kosoven
Kryeministri Sali Berisha i dergoi dje nje mesazh urimi Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci me rastin e trevjetorit te pavaresise se Kosoves.
Pervjetori i trete i shpalljes se Republikes se Kosoves shtet i pavarur e sovran me jep kenaqesine dhe privilegjin e vecante qe ne emrin tim dhe te Qeverise Shqiptare tju percjell Juve dhe permes Jush te gjithe popullit te Kosoves pershendetjet e mia me te ngrohta vellazerore dhe urimet me te mira per progresin domethenes te arritur ne krijimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike multi-etnike te shtetit ligjor - shprehet Berisha. Duke shtuar kenaqesine e vecante qe kemi perjetuar nga opinioni keshillimor i GJND-se qe vulosi de-jure pavaresine e Kosoves mbylli perfundimisht ceshtjen e statusit dhe integritetit te saj territorial duke konsoliduar me tej poziten nderkombetare te Kosoves te njohur tashme nga 75 shtete. Kam bindjen e thelle se njohje te tjera do te pasojne dhe Kosova do te zere vendin e saj te merituar ne familjen e Kombeve te Bashkuara - i shkruan ai Thacit. Duke perfunduar se gjen rastin te pershendes tere popullin e Kosoves per pjekurine e larte te treguar per zhvillimin e rregullt ne nje klime te qete te zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare te cilat ishin njekohesisht edhe zgjedhjet e para pas pavaresise te organizuara teresisht nga institucionet e Kosoves ne nje kohe teper te shkurter. Ne keto tre vjet Kosova e pavarur ka deshmuar se ka ndertuar dhe po konsolidon institucione demokratike e funksionale ne sherbim te te gjithe qytetareve te saj pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike. Pjesemarrja masive e komunitetit serb dhe komuniteteve te tjera pakice ne zgjedhjet e fundit deshmon per bindjen e tyre se hallet e jetes se tyre te perditshme do zgjidhen permes angazhimit dhe perfaqesimit te tyre politik ne institucionet legjitime te Kosoves. Arritjet e deritanishme te Kosoves kane fituar mbeshtetjen dhe admirimin e faktoreve nderkombetare qe kane luajtur dhe vazhdojne te luajne nje rol kyc ne progresin e perditshem qe shenohet ne shoqerine kosovare. Ne kete dite feste per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne me lejoni tju siguroj edhe nje here se Qeveria Shqiptare do te jete si gjithmone prane Jush per te perballuar e kapercyer sfidat dhe pengesat qe nxjerr koha - shkruan me tej Berisha.
17 shkurti Topi Date e gdhendur ne historine e shqiptareve
Presidenti i Republikes Bamir Topi pershendeti dje popullin e Kosoves per 3-vjetorin e shpalljes se pavaresise se saj. Ne nje ceremoni ne Pallatin e Brigadave me rastin e dekorimit te nje kontingjenti paqeruajtes ne Afganistan kreu i shtetit ne fjalen e tij ka permendur se dita e sotme eshte nje date e rendesishme per popullin tjeter shqiptar ate te Kosoves.
17 shkurti percaktoi ne menyre perfundimtare fatin dhe perspektiven e Kosoves si shtet i lire dhe i pavarur. Kjo date do te mbetet e gdhendur jo vetem ne historine e Kosoves por ne historine e te gjithe kombit shqiptar si nje pike kulmore reference theksoi Topi.
Presidenti shqiptar gjithashtu pergezoi Kosoven per ritmin e zhvillimit si nje shtet multi etnik ne rrugen e saj te integrimit ne Bashkimit Evropian atje ku do te behet edhe bashkimi me Shqiperine sic tha ai ne familjen e madhe evropiane.
Haxhinasto Kosova progres te vazhdueshem
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto duke uruar Kosoven me rastin e pavaresise se saj theksoi se ne tre vjet ka shenuar nje progres te vazhdueshem. Ne nje konference per mediat ministri Haxhinasto theksoi se uron qe te krijohet sa me shpejt qeveria e re e cila pritet te fokusohet ne sfidat madhore te Kosoves. Ai gjithashtu theksoi se EULEX-i i ka te gjitha hapesirat per te realizuar hetimin ne lidhje me akuzat e Dick Martyt te permendura edhe ne punimet e djeshme te keshillit te Sigurimit te OKB-se. Mendojme se EULEX ka te gjithe aftesine perkatese qe te realizoje te gjitha hetimet e nevojshme per te hetuar pretendimet e pabaza qe ngrihen ne raportin e Dick Marty - theksoi Haxhinasto.