E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ ndan burrat nga grate plani per zgjedhje te lira

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektvendimin per Fushaten e edukimit te zgjedhesve ne zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore 2011. Dhe duket se KQZ kete here ka ndermend te nderhyje ne punet e familjes. Duke u perpjekur te shmange votimin familjare komisioni do tentoje nje votim vecmas te burrave dhe grave.

Nderkohe dokumenti qe percakton rregullat e plota per informimin sensibilizimin dhe edukimin e zgjedhesve nepermjet spoteve publicitare reklamave ne median elektronike dhe ate te shkruar apo dhe fletepalosjeve te ndryshme u miratua dje nga KQZ. Gjate diskutimit te projektvendimit anetaret e KQZ-se kerkuan nje vemendje te vecante per emigrantet. Duhet gjetur menyra e duhur per informimin e emigranteve te cilet duhet te saktesojne njehere emrat ne lista dhe jo thjesht te mesojne se si duhet te votojne - theksoi Klement Zguri.

Administrata e KQZ-se siguroi se eshte marre ne konsiderate kjo gje dhe jane marre masat perkatese per venien e billbordeve ne pikat e kalimit apo dhe per dhenien e fletepalosjeve nga punonjesit kufitare ne momentin e hyrjes se emigranteve. Nderkohe qe fushata sensibilizuaese i kushton dhe nje vemendje te vecante menyres se si duhet te eliminohet votimi familjar. KQZ pretendon qe ne kete menyre te ndaj grate nga burrat por vetem ne momentin e votimit ne menyre qe vota te mos jete thjeshte shprehje e vullnetit te bashkeshortit.

Nderkohe qe pak dite me pare Komisioni Zgjedhor nisi nje fushate sensibilizuese ne shkollat e mesme ne vend per te mesuar nxenesit ne lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe te drejten e votimit. Kjo fale nje marreveshjeje te nenshkruar nga titullaret e Ministrise se Arsimit dhe te Shkences dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Myqerem Tafaj dhe Arben Ristani ne mjediset e ministrise se Arsimit. Me ane te kesaj marreveshjeje bashkepunimi synohet qe nxenesit e shkollave e mesme dhe ne vecan nxenesit qe jane ne vit te fundit e qe ne shume raste kane te drejten e votimit te kene njohuri te mjaftueshme per rendesine e zgjedhjeve dhe te drejten e votimit. Ne shkolla do te kete veprimtari ekstrakurrikulare dhe hapesira te mjaftueshme per te realizuar kete bashkepunim me KQZ-ne. Ne keto orare do te shpjegohen kompetencat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve organeve pergjegjese te administrimit te zgjedhesve strukturen organizative te tyre dhe procedurat ligjore te votimit.

Sipas kreut te KQZ-se Arben Ristanit ne keto trajnime do te diskutohen tema per menyren e votimit per zgjedhesit per here te pare por edhe nxenesit e tjere qe per momentin nuk votojne te gjitha keto ne prag te zgjedhjeve te 8 majit te cilat sipas tij duhet te jene zgjedhje te lira dhe brenda standardeve nderkombetare. Ristani shprehu mirenjohje per bashkepunimin dhe tha se beson se do te bej nje pune frytdhenese dhe te nevojshme pasi cdo person ka te drejten e votimit dhe qe duhet te dije rendesine e saj. KQZ ka ndermarre edhe nje fushate sesibilizuese ne universitete te ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›