Rama socialisteve evropiane Hyjme ne zgjedhje duam siguri

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ndersa ka konfirmuar se do te marre pjese ne zgjedhjet e 8 majit ka kerkuar siguri nga udheheqesit e Partise se Socialisteve Europiane. Kryesocialisti ka zhvilluar nje sere takimesh me lidere te majte europiane ndersa mori pjese ne samitin e udheheqesve te Partise se Socialisteve Europiane zhvilluar ne Athine.
Gjate takimit qe Rama pati me kryeministrin grek njeheresh dhe udheheqes i Internacionales Socialiste Jorgo Papandreu mori mbeshtetje per kauzen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme si nje parakusht per permbushjen me sukses te procesit te integrimit europian.
Ne njoftimin per shtyp te selise roze thuhet se presidenti i PES Poul Nyrup Rasmussen dhe ish kryeministri italian Massimo DAlema ne nje konference per shtyp gjate punimeve te Samitit te larte te te majtes europiane kane shprehur shqetesimin serioz lidhur me zhvillimet ne Shqiperi. Duke kritikuar Berishen per sjelljet e tij te perseritura autoritare dy lideret nenvizuan faktin se me demokracine nuk mund te behet kompromis dhe se nuk mund te qellohet me arme ndaj protestuesve
Ne te gjitha takimet qe shefi i opozites ka zhvilluar sipas zyres se shtypit te PS-se Rama ka vene theksin tek nevoja urgjente per te gjetur nje zgjidhje qe do e nxirrte Shqiperine nga kriza shumedimensionale qe e ka mberthyer sot vendin tone.
Duke iu referuar hetimeve per ngjarejt e 21 janarit kreu socialist ka bere gjithashtu prezent edhe sulmet e deputeteve te mazhorances ndaj Prokurorise se Pergjithshme duke e quajtur kete nje tentative per te vene nen presion organin e akuzes.
Gjate samitit te Partise se Socialisteve Europiane Edi Rama zhvilloi dhe takime me kreun e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian Martin Schultz Kryetarin e Partise Demokratike Italiane Bersani sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste Luis Ayala dhe lidere te tjere te partive te majta europiane.
Europa eshte ne duart te gabuara kjo ishte motoja me te cilen ka mbyllur punimet samiti i Partive Socialiste Europiane qe u mbajt ne Athine. Ne kete takim ku ishte i pranishem edhe kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Edi Rama te majtet e evropes kane akuzuar te djathten si shkaktare te krizes ne kontinentin Evropian. Rama gjate pjesemarrjes ne kete samit ka zhvilluar nje takim dypalesh me Kryeministrin e Greqise dhe kryetarin e PASOK-ut George Papandreou. Gjithashtu mesohet se kreu i PS-se Rama ne perfundim te samitit ka pasur takim edhe me emigrante shqiptare qe jetojne ne Greqi.
Sa i takon samiti te partive socialiste eshte vene ne pah paaftesine e qeverive te djathta qe perbejne shumicen ne Bashkimin Evropian per te zgjidhur problemet qe po has e gjithe Evropa dhe vete BE-ja. Partite Socialiste Evropiane mund te beje nje pune me te mire se sa konservativet per te gjitha ceshtjet dhe problemet e qytetareve evropiane thuhet ne deklaraten e perbashket te lidereve te PES.
Ne pese pikat kryesore thuhet se 1- me PES mund te gjenerohet nje zhvillim i ri dhe i drejte 2- mund te krijojme vende te reja pune qe do te coje ne nje progres te vertet social 3- mund te bejme me shume efektive shpenzimet publike 4- mund te zgjidhim debatin brenda eurozones dhe te mbeshtesim nje zhvillim ekonomike ne rruge te barabarte dhe 5- se bashku mund ta perdorim BE-ne per ate cfare ajo eshte.