E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhjet e 8 majit, të rëndësishme për qytetarët

Kreu i LSI Ilir Meta në një takim me krerët e LSI-së në rrethe vuri theksin tek zgjedhjet e 8 majit ndërsa thelbi i këtij misioni qëndronte tek vetë qytetarët, për të plotësuar nevojat me jetike të tyre.
 

Ndërkaq, Meta deklaroi se Komiteti Ndërkombëtar ka dhënë një kontribut për progresin zgjedhor, dhe për këtë, LSI ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë per te arritur progrese.
 

Një pikë mjaftë e rëndësishme mbetej përzgjedhja më e mirë e kandidatëve sikurse ata do të jenë misionarë të këtij progresi. Për të, kualicioni është i rëndësishëm në demokraci pasi mbetej një ekuilibër.
 

“Përmbyllja paraelektorale përbën një bazë të rëndësishme për vetë proçesin. Komiteti Ndërkombëtar ka dhënë një kontribut në progresin zgjedhor dhe ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë për të arritur këto progrese” tha me tej  Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›