8 maji skema se si ndahen mandatet per keshillat

Ish kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume sqaron menyren e shperndarjes se mandateve per keshilltare. Sipas tij per caktimin e mandateve per partite politike do te ndiqet i njejti rregull si per zgjedhjet e pergjithshme por me disa ndryshime te vogla. Ish kreu i KQZ-se shprehet se nje nga arsyet e formimit te koalicioneve ku radhiten lista te gjata partish politike lidhet me perfitimin maksimal nga votat e qytetareve duke mos cuar dem asnje prej tyre.
Gjithsesi Kume thekson se kjo formule edhe pse favorizon te gjitha partite politike qe garojne ne koalicione avantazhon partite e medha pasi ne rastet kur nuk subjektet e vegjel nuk arrijne te marrin mandate keshilltari votat e tyre shkojne ne koshin e partise me te madhe ne koalicion.
Kane mbetur vetem pak dite gjer ne daten e zgjedhjeve nderkohe kemi ne gare dy koalicione te medha dhe dy subjekte politike te pavarura. Si do te ndahen votat per Keshillat bashkiake dhe komunale
Menyra sipas te ciles votat qe do te marrin subjektet e ndryshem elektorale qe garojne ne zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore do te perkthehen ne vende ne keshillat komunale ose bashkiake ka qene nje nder me te diskutuarat edhe me pare.
Kjo sepse ne Kodin Zgjedhor per ndarjen e vendeve ne keshillat e njesive vendore midis subjekteve te ndryshme elektorale nuk parashikohen menyra te ndryshme llogaritjeje nga ato te perdorura ne rastin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise.
Ne nenin 166 pika 3 te Kodit zgjedhor percaktohet se Mandatet e keshillave vendore ndahen nga KQZ-ja ne baze te sistemit propocional sipas te njejtave procedura te parashikuara ne nenet 162 dhe 163 te ketij Kodi. Pra edhe per keshillat e bashkive dhe te komunave perllogaritjet do te behen ne dy faza Faza e pare duke perdorur formulen DHondt perllogaritet shperndarja e mandateve mbeshtetur ne numrin e pergjithshem te votave te vlefshme qe subjektet zgjedhore kane fituar ne njesine vendore perkatese bashkine ose komunen apo njesine bashkiake ne rastin e Tiranes ose per te gjithe bashkine e Tiranes.
Me subjekt zgjedhor kuptohet nje koalicion nje parti qe garon me vete ose nje kandidat i pavarur. Si u tha me lart kete menyre llogaritjeje e kushtezon neni 166 pika 3 ne te cilen theksohet se edhe ne rastin e keshillave vendore duhet te perdoret e njejta menyre llogaritese. Megjithe kete duhet thene se ne fakt kushtet sipas te cilave duhet te behen llogaritjet nuk jane te njejta.
Ne nenin 162 pika 1 theksohet se ne rastin e zgjedhjeve per Kuvendin jo te gjithe subjektet zgjedhore qe marin pjese ne garen elektorale ne nje rajon te caktuar duhet te konsiderohen gjate llogaritjeve per ndarjen e mandateve. Kete te drejte sipas kesaj dispozite te Kodit e kane vetem ato subjekte zgjedhore qe arrijne te marrin ne rastin e partive politike qe garojne me vete jo me pak se 3 perqind te votave te vlefshme ne te gjithe rajonin dhe jo me pak se 5 perqind te votave te vlefshne ne te gjithe rajonin ne rastin e koalicioneve.
Duke qene se ky nen e kerkon kete kusht vetem per rastin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise mbetet te pranohet se ne rastin e zgjedhjeve per organet e pushtetit vendor ai nuk mund te zbatohet. Kodi zgjedhor ne rastin e zgjedhjeve per keshillat vendore nuk vendos prag elektoral te domosdoshem per tu kaluar nga subjektet zgjedhore dhe qe vetem pas kapercimit te tij subjekti perkates te behet pjese e llogaritjeve per ndarjen e mandateve.
Pas ndarjes se vendeve ne keshillat bashkiake ose komunale qe iu takojne subjekteve te ndryshme zgjedhore mbeshtetur ne rregullin e thene me siper per rastin e koalicioneve vazhdojne llogaritjet per te percaktuar numrin e keshilltareve qe do te kete cdo anetar parti politike pjesemarres ne koalicion.
Kjo eshte faza e dyte e llogaritjeve te cilat edhe ne rastin e keshillave vendore Kodi percakton qe te behen sipas kerkesave te nenit 163. Per rrjedhoje edhe ne rastin e zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore legjislacioni zgjedhor ashtu si ne rastin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise bie ndesh me parimin kushtetues te barazise se votes brenda njesise zgjedhore.
Edhe per keto zgjedhje formulat llogaritese favorizojne partite politike qe jane pjese e koalicioneve. Ne rast se partia e vogel do te garoje me vehte i duhen me shume vota per te fituar nje vend ne keshillin komunal se sa ne rastin kur ajo garon si pjese e nje koalicioni.
Kjo situate si dhe rastet e njohura te rezultateve qe dhane keto menyra llogaritjeje ne zgjedhjet e kaluara per Kuvendin e Shqiperise ku pati raste qe vetem me nje diference shume te vogel votash u fitua ose u humb nje vend ose e kunderta kur kerkohej nje diference e madhe votash per te arritur te fitohej nje deputet ishin nder arsyet pse ne jo pak raste parti politike kerkuan qe ne kuader te reformes zgjedhore te rishikohej me domosdo edhe menyra se si do te konvertoheshin votat e marra prej tyre ne vende ne keshillat vendor. Reforma nuk u krye. Situata nuk ndryshoi.
Po per partite qe nuk jane pjese e koalicioneve te medha si do te veprohet
Si e theksova edhe me siper situata nuk ka ndryshuar. Votat qe partite do te marrin do te konvertohen ne vende ne keshillat komunal ose bashkiak ne te njejten menyre si u veprua ne rastin e zgjedhjeve per Kuvendin. Kjo do te thote se partive te vogla do tiu leverdiste me shume qe te garonin si pjese e nje koalicioni. Nderkohe qe duhet te them se me shume se sa favorizon partine e vogel te garuarit ne koalicion favorizon partine e madhe.
Ndersa partise se vogel si pjese e koalicionit i lehtesohet pak gara ne kuptimin qe i duhen pak me pak vota per te fituar nje vend ne keshill se sa po te garonte me vete partise se madhe i sherbejne gjithmone keto parti sepse ato ne cdo rast i sjellin vota. Kjo eshte edhe arsyeja pse shohim qe ne koalicione behen bashke kaq shume parti. Me shume se kushdo per te tilla koalicione ku pranohet te futen edhe parti qe shume shume mund te fitojne disa dhjetra vota jane te interesuara partite e medha.
Ka pasur diskutime nese nje parti e cila nuk ka paraqitur liste shumeemerore per Keshillin Bashkiak duhet te regjistrohet apo jo. fare ndodh me votat qe merr kjo force politike dhe qe eshte anetare e nje prej dy koalicioneve nese nuk paraqet listen e kandidateve per Keshill Humbasin apo i fiton koalicioni
Ne zbatim te nenin 64 te Kodit zgjedhor partite politike regjistrohen si subjekte zgjedhor ne KQZ. Ne kete nen parashikohet dokumentacioni qe partia duhet te paraqese per te bere kete regjistrim. Si pjese e ketij dokumentacioni nuk eshte detyrimi per te paraqitur listen shumeemerore. Nderkohe nje parti e regjistruar si subjekt zgjedhor e paraqet listen shumeemerore per keshillin komunal ose bashkiak ne KZAZ-ne perkatese.
Kodi zgjedhor nuk parashikon cregjistrim te subjektit zgjedhor ne rast se ai nuk e ploteson kete detyrim. Ne kete rast te gjitha votat e kesaj partie do te sherbejne vetem per te rritur numrin e pergjithshem te votave te vlefshme qe do te marri koalicioni. Pra ato do te jene si te thuash nje bonus per partine madhe te ketij koalicioni.