E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji, votim në bar-kafe e magazina militantësh

TIRANE-Nga 4.800 qendra votimi që do të ngrihen në të gjithë vendin në funksion të zgjedhjeve vendore, 157 prej tyre janë përcaktuar të krijohen në ndërtesa private, kryesisht lokale dhe shtëpi banimi.
E perditshmja Gazeta Shqiptare meson se vendimi është marrë në mbledhjen e pak ditëve më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatim të nenit 93, pika 2, gërma “a” e Kodit Elektoral që sanksionon se “Qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe Vendi i Numërimit të Votave nuk mund të krijohen: a) në ndërtesa private, pa autorizimin e veçantë të KQZ-së”.
Referuar relacionit të këtij vendimi bëhet e ditur se qendrat e votimit në ndërtesat private janë caktuar aktualisht të ngrihen vetëm për qarkun e Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Megjithatë, në mbledhjen e datës 25 prill, KQZ-ja miratoi mes debatesh të ashpra edhe caktimin e 20 qendrave votimi në ambiente private në Bashkinë e Kamzës.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›