Vlorë, eksplozivi në makinë, viktima i përfshirë në bandat e '97
VLORE- Shpërthimi qe ndodhi dje në mes të qytetit të Vlorës dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet e
1997-tës. Sipas ekspertëve që po hetojnë mbi ngjarjen e djeshme pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes ndaj 39 vjecarit , Renato Abazi i cili gjatë viteve 97-98 është përfshirë në aktivitetin kriminal të bandave të asaj kohe, ndërsa nuk përcaktohet se në cilën bandë bënte pjesë ai.
Hetuesit e çështjes sqarojnë se Abazi ka qenë dëshmitar okular i nje vrasjeje të ndodhur në 1998 dhe autor i disa ngjarjeve të tjera të rënda në Vlorë. Pista e dytë, ka të bëjë sërish me hakmarrjen, por që lidhet me aktivitetin e ditëve të fundit të viktimës, jashtë kufijve të vendit tonë.
Dje Rreth orës 11:30, në zonën e mbipopulluar të Skelës u hodh në erë një makinë me targa të huaja. Si pasojë e shpërthimit, humbi jetën Renato Abazi, ndërsa u plagosën katër të tjerë. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, ekspertë bënë të ditur se një sasi prej 400 gramësh tritol ishte vënë poshtë sedijes së drejtuesit të mjetit, Renato Abazi.
(s.g/BalkanWeb)