Vazhdon shpërndarja e pasaportave biometrike për emigrantët shqiptarë në Greqi

Prej më shumë se javë Konsullata e Përgjithshme e Shqipërise në Selanik ka filluar shpërndarjen e pasaportave dhe kartave të identititetit. Olgert Selimi nga Elbasani është personi i 670 që ka marrë pasaportën e re biometrike. “Marrja e pasaportës dhe aplikimi ishte një proces i lehtë, nuk pati asnjë lloj problemi as nga ana e zyres dhe as nga ana ime”- tha Olgert Selimi, emigrant nga Janica. Ndërkohë Anjeza Lilollari, sekretarja teknike e konsullatës, deklaroi se stafi eshte perpjekur per te eliminuar ne maksimum kohen e procedurave per aplikim. Konsullata ka filluar procesin e aplikimit ne 28 mars dhe sipas emigranteve shqiptare qe aplikojne, kushtet jane teper komode dhe eshte reduktuar ndjeshem koha e procedurave. “20 dite pas aplikimit per pasaporta biometrike apo karta identiteti te interesuarit duhet te marrin ne telefon tek numri 700 700 11 03 ku do te informohen nga sekretaria se ne cfare dite duhet te paraqiten dhe ne se ka mberritur pasaporta per ta marre”, tha Lilollari. Ndërsa këshilltarja e konsullatës Adelina Zhegu bën me dije se deri në këtë kohë kanë aplikuar deri ne 1000 pashaporta biometrike dhe rreth 700 karta identiteti.Jane prodhuar rreth 700 pashaporta dhe rreth 450 leternjoftime qe shtetasit shqiptare mund te vine t’i tërheqin cdo ditë. Cdo ditë stafi kryen një numër të konsiderueshëm aplikimesh, por konsullata informon të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut që të vijnë cdo ditë pranë ambienteve komode të saj, sepse ajo u ofron me shume kapacitetete për aplikimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit.
...