Skandali, buka 80 lekë peshon 620 gramë
TIRANE- Buka nga dita në ditë peshon më pak. Ditën e mërkurë buka, për të cilën u pretendua se iu ul çmimi në 80 lekë peshonte 700 gramë, ditën e enjte peshonte 80 gramë më pak, pasi ishte vetëm 620 gramë. Një konsumator i Tiranës, bukën që e blen në furrë përditë e merr disa gramë më pak.
Ndërkohë që për ata që e blejnë bukën në dyqane apo markete ku ajo gjendet me një çmim prej 70 lekësh, buka peshon akoma më pak, pasi nga matjet që i janë bërë ditën e djeshme ka rezultuar se peshonte vetëm 550 gramë. Por edhe pse ankesat e qytetarëve vijojnë përditë në lidhje me abuzimin e këtij produkti jetik, asnjë institucion nuk ndërhyn. Veç kësaj, askush nuk e di se çfarë ka në përbërje të bukës. Sipas specialistëve, hedhja me tepricë e majasë apo e produkteve të tjera që i japin jetëgjatësi këtij produkti sjellin probleme në shëndetin e konsumatorit. Ankesat e qytetarëve për problemet me peshën pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar janë të vazhdueshme.
Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Islam Cani, çdo ditë vijnë me dhjetëra ankesa vetëm për bukën. "Konsumatorët janë çorientuar nga pretendimi se është ulur çmimi i bukës, pasi në të vërtetë ajo që është ulur ka qenë vetëm pesha. Në ankesat që na kanë ardhur theksohet se buka peshon çdo ditë e më pak. Qytetarët duhet të këmbëngulin që në momentin e blerjes t'u peshohet buka për të ditur gramaturën, ndërkohë që institucionet përkatëse janë pasive; si Metrologjia që duhet të merret me peshën e bukës, ashtu edhe AKU, e cila duhet të kontrollojë cilësinë e këtij produkti jetësor. Pasi këto institucione kanë mbetur vetëm në nivel deklaratash dhe nuk kanë marrë asnjë masë konkrete ndaj atyre që abuzojnë me bukën", - ka theksuar Cani.
Ndërkohë, Drejtoria e Metrologjisë ka theksuar se inspektorët ushtrojnë çdo ditë kontroll në lidhje me peshën e produkteve ushqimore të paketuara, përfshi këtu edhe bukën, por në ditët në vijim do të bëjë publike abuzimet që janë hasur.
(GSH/BalkanWeb)