E Diel, 1 Nëntor 2026

8 marsi, Topi dekoron personalitete në gazetari dhe ushtarake në FA

Në ditën ndërkombëtare të gruas presidenti Bamir Topi ka dekoruar figura të njohura të gazetarisë, për të vlerësuar kontributin e tyre në median shqiptare.

Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nënë Tereza”, pas vdekjes Nexhmije Zajmin si një ndër shembujt e ndritur në rrugën e vështirë të emancipimit të femrës shqiptare.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” Adile Xhabijen, dhe Tefta Radin, që me punën profesionale dhe me personalitetin e saj u bë një ndër figurat më të respektuara të ekranit.
 

“Siç e ka falur natyra, Zoti, që vijmë në këtë mjedis global gati-gati në ekuivalencë të plotë, në barazi të plotë, në statistika, kështu duhet të jemi në të gjitha fushat e jetës, në politikë, në institucione, në arsim, në shëndetësi, në art, kulturë. Dhe jeta këtë e tregon, në fushën e artit janë prezente njësoj sikurse edhe burrat, në fushën e kulturës, në fushën e edukimit, ndoshta pak më shumë ka gra, kështu duhet të jetë dhe në politikë, sepse aty ku është politika, është dhe vendimmarrja. Dhe ku është vendimmarrja, është vendimmarrje dhe në emër të grave dhe për grate”është shprehur Topi.
 

Kreu i Shtetit, njëherësh edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura dekoroi edhe ushtarake që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura. Duke vlerësuar pjesëmarrjen e femrave në ushtri.

“Performanca juaj në kuadrin e Forcave të Armatosura është e shkëlqyer, demostron motivim, demonstron angazhim, krahas kolegeve që keni, por krahas edhe kolegëve, sepse të jesh në Forcat e Armatosura padyshim është një nder, privilegj, por nga ana tjetër kërkon dhe një angazhim shumë të veçantë-ka thënë ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›