E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në lokal, vritet me armë 24-vjeçari në Bulqizë

Një person është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja është shënuar minuta më parë në Shuperzë të Bulqizës, ku është plagosur shtetasi Shukuri Xhepa 24 vjec. Mësohet se Xhepa është qëlluar me pistoletë në gjoks, në amjentet e një lokali në periferi të asaj zone, pas një sherri për motive të dobëta që ka pasur me autorin e krimit, i cili dyshohet të jetë 23 vjecari, Dritan Uka. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit të Peshkopisë për marrjen e ndihmës mjekësore, por si rezultat i plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›