Toleranca fetare në Shqipëri, Bumçi takim me Arvizun dhe përf.e Klinton

Harmonia dhe toleranca fetare në Shqipëri ishte në qëndër të takimit të organizuar midis ministrit të kulturës, Aldo Bumci, dhe përfaqësuese të Sekretares së Shtetit klinton, Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith.
Lidhur me Holokaosin, që iu deshën të përballeshin hebrenjtë, gjatë luftës së dytë botërore, Hana Rosenthal, u shpreh se mbrojta që i bënë shqiptarët është mbresëlënëse.
Ndërsa për sa i përket ngritjes së memorialit për holokaosin, Ministri Bumci u shpreh se është pro ngritjes së tij.
Në takim, midis Bumcit dhe të dërguave të sekretares së shtetit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu.