8 të arrestuar pas protestave kundër NATO-s në Beograd

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 15:30
Nacionalistët serbë janë përleshur me policinë, gjatë protestave kundër konferencës së NATO-së që mbahet në Beograd.
Mediat serbe njoftojnë se janë arrestuar 8 persona.
Qindra persona janë tubuar të dielën në dy protesta të ndara, për të kundërshtuar konferencën e NATO-s, që hapi sot punimet në Beograd.
Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë së Serbisë dhe kanë mbajtur pankarta që denonconin aleancën ushtarake perëndimore.
Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n, për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.