E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjuetia” ndaj Bin Laden zhvendoset në ujë

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 18:00

“Gjuetia” ndaj ish-kreut të Al Qaedes, Osama Bin Laden nuk ka përfunduar, tanimë ajo është zhvendosur nën ujë.

Gjuetari kalifornian i thesareve, Bill Warren, është shprehur i vendosur për të ndërmarrë një mision që synon gjetjen e trupit të Osama Bin Ladenit.

Ekspedita do të ndërmerret në Detin e Arabisë.

Warren thotë se nuk i beson presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe thotë se shpreson të lokalizojë dhe të nxjerrë nga thellësia e detit trupin e Bin Ladenit, për ta fotografuar dhe për t’i kryer një test ADN-je në bordin e anijes së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›