E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk po gjen qetësi

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 16:30

As shiu i madh që ra të dielën në mbrëmje në kryeqytetin grek, e as fundjava e shpirtrave të Shenjtë, ditë e kalendarit fetar që respektohet në Greqi, nuk u bënë pengesë që qytetarët e indinjuar, të mblidheshin në sheshin qendror të Athinës, për të protestuar në mënyrë paqësore kundër Memorandumit të masave ekonomike të miratuara nga qeveria.

Sheshi Sintagma në ditën e 19 u pushtua nga mijëra qytetarë, të cilët nëpërmjet tubimeve të vazhdueshme e masive, kërkojnë të dënojnë politikat që sipas tyre e kanë çuar vendin në një rrugë pa krye.

Me parulla nga më të ndryshmet si: “Memorandumi nuk është ilaç, por helm, pacientët do të vdesin”, “Greqi ke uri, por mos u përkul”, me flamuj grekë në duar, njerëzit këndonin himnin kombëtar dhe protestonin paqësisht.

Ajo që iu jep protestave të ditëve të fundit një tjetër peshë, është fakti se ato janë organizime jo-partiake, gjë që dëshmon se njerëzit nuk dalin në shesh për të mbështetur ndonjë parti politike.

E vetmja parti, për të cilën ata janë bashkuar dhe mbështesin në këto çaste, është Greqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›