E Shtunë, 31 Tetor 2026

800 policisë për zgjedhjet në Prizren dhe Lipjan

Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Komisionin Qendror Zgjedhor kanë hartuar planin operativ të sigurisë, për të garantuar që zgjedhjet e 31 janarit, të kalojnë në frymë të qetë. Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan, do të angazhohen 800 zyrtarë policorë. Drejtori për planifikim dhe zhvillim në Policinë e Kosovës, Granit Fetahu, tha se për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor do të angazhohen 800 zyrtarë policorë. Ai injoftoi se gjatë ditëve të fushatës nuk ka pasur asnjë incident, kurse fletëvotimet kanë arritur në Kosovë dhe janë duke u ruajtur nga policia e Kosovës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›