E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrica e borë në verilindje,bllokohen akset e rëndësishme

Kjo ka bërë që sot në mëngjes disa mjete që janë nisur nga Kukësit në drejtim të Tiranës janë detyruar të kthehen mbrapsht.Autobusët me pasagjerë janë kthyer mbrapsht në pamundësi për të vijuar më tej rrugën. informacionet më të fundit nga Kukësit, bëjnë të ditur se edhe pse reshjet kanë pushuar, situata është përkeqësuar, pasi ngricat pengojnë lëvizjen e automjeteve. Burime nga Drejtoria Rajonale e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, thonë se skorie po hidhen në segmentet më problematike, por ajo në kushtet e temperaturave mjaft të ulëta ndikon pak në përmirësimin e situatës. Të njëjtat burime shtojnë se deri tani është shpenzuar një sasi kripe gati dy herë më shumë se gjatë gjithë dimrit të kaluar. Kështu vetëm në akset rrugore të rrethit të Kukësit është shpenzuar një sasi kripe prej mbi 200 tonë, kur gjatë gjithë dimrit të vitit të kaluar u shpenzuan rreth 150 tonë kripë.  Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore lëvizja e mjeteve është vështirësuar si pasojë e shtresave të akullit. Lëvizja e mjeteve veç aksit kryesor rrugor Morin - Kukës - Qafë Shllak është mjaft e vështirë edhe në akset Kukës – Krumë, Kukës – Shishtavec dhe Kukës – Bushtricë. Ndërsa nga ana e forcave të policisë rrugore është bllokuar lëvizja në këto akse rrugore të mjeteve të tonazhit të rëndë si trajlerat që mund të bëhen shkak për bllokimin e lëvizjes së mjeteve të tjera.  Situata edhe më e rënduar është në akset rrugore rurale e komunale, një pjesë e të cilave vazhdojnë të jenë të bllokuara jo aq nga bora që arrin trashësinë deri në 50 centimetra, por nga akulli. Kështu vazhdojnë të jenë të izoluara fshatrat e komunave të Grykë Çajës, Zapodit, Kalisit dhe Arrnit, por edhe fshatra të veçantë të komunave të tjera.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›