Japoni, elefantët hedhin fasule për më shumë fat
JAPONI- Elefantët në kopshtin zoologjik Ishihara në Japoni morën pjesë në ritualin e lashtë të hedhjes së fasuleve si një formë fatsjellëse për vitin që ka filluar. Ky ritual, i njohur si "Setsubun" zhvillohet çdo vit më 3 dhe 4 Shkurt, ditë të cilat cilësohen si pikënisja e aktivitetit negativ ndaj njerëzit hedhin fasule, element që mendohet se mban larg të ligën. Këtë vit tre elefantë morën pjesë në përzënien e të ligës. Njëri prej tyre, elefanti dy vjeçar "Jumeka", mori pjesë për herë të parë. Edhe pse "Setsubun" nuk nis para datës 3 të muajit Shkurt, një numër i madh fëmijësh u ngazëllyen pa masë nga pamja e elefantëve që hidhnin fasule. "Ishte vërtet bukur pasi elefantët hidhnin fasule gjithandej" tha 7 vjeçarja Maho Suzuki. Vëllai i saj dukej se ishte më i lumtur për faktin që kishte mundësi t’iu afrohej elefantëve. "Dua të hipi mbi elefant" tha 3- vjeçari Joshitaka Suzuki. Joshja tjetër e madhe për ata që sjellin fëmijët në këtë park është mundësia për t’iu afruar këtyre kafshëve të mëdha. "Nuk janë të shumtë kopshtet zoologjike të vendit në të cilat mund të kesh kontakte kaq të afërta me kafshët" tha shtëpiakia 30 vjeçare Kijomi Hajashi.Edhe pse elefantët në përgjithësi nuk kanë lidhje me traditën japoneze, drejtori i parkut, Sajuri Sakamoto, tha se kjo përzgjedhje ishte me vend duke pasur parasysh ku jetonin. "Përderisa ata jetojnë në Japoni është e drejtë që të përfshihen gjithnjë e më shumë në traditat e këtij vendi" u shpreh Sakamoto. Ky është viti i katërt që elefantët marrin pjesë në këtë ritual e duket se do të vazhdojnë ta bëjnë për një kohë të gjatë. (s.t/BalkanWeb)