E Hënë, 2 Nëntor 2026

81-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, histori kujtesë dhe ndërgjegje kombëtare

Në përkujtim të 81-vjetorit  të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Hasan Tahsini organizoi konferencën shkencore kombëtare ku historia dëbimi janë trajtuar nga historianët. Akademiku Pëllumb Xhufi ka folur për raportin mes shtetit shqiptar dhe çështjes çame.

“Problemi çam ka pësuar shumë luhatje dhe zhvendosja, saqë sot bëhet i nevojshëm një përcaktim i tij. Sot gjithnjë e më shumë çështja çame rrezikohet të shndërrohet në një çështje të harruar”, u shpreh akademiku.

Në temat e kësaj konference nga historianët janë trajtuar aspektet historike rrëfimet e të mbijetuarve dhe të vërtetat e mohuara për gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë filluan që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe do të kulmonin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›