E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 Janari”, Prokuroria apelon vendimin për Prendin

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit si të përfshirë në ngjarje, posaçërisht për ish-Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferin e tij, Margarit Kume dhe specialistin e IT pranë Kryeministrisë, Armando Kasaj.

Përballë kërkesës, Gjykata e Tiranës vendosi masën me “arrest shtëpie” për të tre shtetasit. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, duke zbardhur ekspertizën e FBI-së, tha se Prendi ka qëlluar me armën e tij disa herë, ku njëri nga plumbat ka goditur për vdekjen demonstruesin Faik Myrtaj. 

“Nga aktet provohet tej çdo dyshimi se personi në hetim, shtetasi Ndrea Prendi, ka qëlluar 11 herë në drejtim të turmës me qëllim për të vrarë personat që ndodheshin në turmë me armën ‘Beretta’ me kalibër 9 mm dhe më numër P52796Z, që i përket armatimit të tij personal. Si pasojë e të shtënave prej tij është vrarë me armë shtetasi Faik Myrtaj dhe u është rrezikuar jeta shumë personave të tjerë që kanë qenë pranë viktimës dhe në atë pjesë të bulevardit që ndodhet midis portës së Kryeministrisë dhe ndërtesës së UNHCR-së”, thuhej në kërkesën e prokurorisë. /Start/

                                                                                             2012-01-30 13:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›