E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet i dënuari me 7 vite burg në Itali

Në pranga përfundoi Agim Xhaferri, 39-vjeç, banues ne fshatin Çepe- Belësh Elbasan.  

Ky shtetas akuzohet dhe është  dënuar nga Drejtësia italiane me 7 vjet e 6 muaj  burgim  për veprat penale te”Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe ”Dhunës seksuale”. 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje. Ndaj të kërkuarit aktualisht po kryen veprimet procedurale me qëllim më pas dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit. /Start/

                                                                                             2012-02-09 10:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›