E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, koalicioni dështon në arritjen e një marrëveshjeje

Ai takoi zyrtarët nga tri partitë e koalicionit në përpjekje për të siguruar mbështetje për masat që Bashkimi Evropian i ka vënë kusht për dhënien e dorëzanisë së dytë prej 130 miliardë eurosh. Pa këtë dorëzani falimentimi i Greqisë është i pashmangshëm.

Sipas raportimeve nga Athina, pika kryesore penguese është ajo e pensioneve.

Menjëherë pas takimit me liderët e koalicionit, Papadhimas ka mbajtur një takim me zyrtarët e troikës, takim i cili zgjati disa orë.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit, thuhet se qëllimi i takimit me troikën (përfaqësues të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) ishte “të përmbyllte marrëveshjen” para takimit të ministrave të Eurozonës që do të mbahet të enjten.

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, po udhëton në drejtim të Brukselit për të shpjeguar pikat e fërkimit të marrëveshjes.

“Unë udhëtoj në drejtim të Brukselit me shpresën se Eurogrupi do të marrë një venim pozitiv në lidhje me dorëzaninë e dytë”, tha Venizelos para se të largohej nga Athina.

“Kishte marrëveshje të gjerë për sa i përket të gjitha pikave të programit me përjashtim të njërës, e cila kërkon diskutim të mëtejshëm me troikën”, tha zyra e kryeministrit Papadhimas duke iu referuar çështjes së pensioneve./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-09 08:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›