“Amensty”: NATO duhet të hetojë vdekjet e civilëve në Libi

Grupi i të drejtave të njeriut tha se ka prova të forta se si pasojë e sulmeve ajrore janë vrarë 55 civilë, përfshi 16 fëmijë.
“Amnesty” bëri me dije se NATO ishte përpjekur të minimizonte vdekjet e civilëve , por duhet të kompensojë familjet e viktimave.
NATO tha se ka shikuar të gjithë raportimet për dëmtimin e civilëve dhe se këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.
Grupi I të drejtave të njeriut ka vizituar Tripolin, Zliatanin, Majerin, Sirten, Bregan etj, qytete këto të bombarduara nga NATO-ja gjatë fushatës për ndëshkimin e kolonel Muamar Gadafit, për shkak të krimeve që ai kryente mbi popullsinë libiane.
Vetëm në një sulm në Majer, në perëndim të Misratës, tha “Amnesty”, janë vrarë nga goditjet ajrore 24 civilë, përfshirë 8 gra dhe tetë fëmijë./Start/F. P/
2012-03-19 18:17