Werner porosi Topallit: Forconi shtetin ligjor

Zonja Topalli përmendi dy objektivat kryesore të qeverisë shqiptare, atë të zhvillimit ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.
“Plotësimi i 12 rekomandimeve të BE është program pune i përditshëm për të gjitha institucionet shqiptare”, theksoi ajo. Nga ana e tij zoti Werner,vlerësoi hapat inkurajuese që Shqipëria dhe institucionet kanë bërë për integrimin evropian dhe garantoi mbështetjen e vendit të tij, në rrugën e plotësimit të standardeve. Mentalitetit dhe dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e BE, duhet t’i përgjigjet me të njëjtin vullnet dhe klasa politike në vend, theksoi diplomati holandez, i cili tha se prioritet është forcimi i shtetit ligjor.
Më tej Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se marrjen e Statusit e ka penguar bojkoti i opozitës për më se dy vjet në Parlament dhe pas këtij qëndrimi, vota bllokuese ndaj ligjeve me tri të pestat.
"Por , unë u shpreh e shoh me optimizëm bashkëpunimin aktual mes palëve ne reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe reformës në Rregulloren e Parlamentit që ka si model rregulloren e PE", tha ajo. Kryetarja e Kuvendit foli dhe për domosdoshmërinë e heqjes së imuniteteve të deputetëve, gjyqtarëve dhe të gjithë zyrtarëve të lartë. /S.Ll/Start/
2012-03-19 14:40