E Diel, 1 Nëntor 2026

“Avatar” pritet të arkëtojë më shumë se 75 milionë $

Monitoruesit e ‘Box office’ parashikojnë se filmi i shumëpritur fantastik "Avatar" të arkëtojë më shumë se $75 milionë në teatrot e kinemave të SHBA-së dhe Kanadasë në javët që do të vijnë, pas debutimit të tij të së premtes.

Analistët e industrisë thanë për Reuters se filmi i regjisorit të "Titanikut" , James Cameron pritet të arkëtojë jo më pak se parashikimet, në një fitore historike për studiot 20th Century Fox, si dhe për vetë Hollywood-in në tentativat e tij të fundit me filmat 3 Dimensionalë.

"Për shumicën e njerëzve të vjetër, ky do të jetë filmi i parë që shohin në 3D," tha Jeff Bock, analist i ‘box office’ me agjensinë Exhibitor Relations Co.

"Nuk duhet të çuditemi nëse ai arrin shenjën e një miliardit (në të gjithë botën) nëse nisja është e mirë dhe ai shndërrohet në filmin ‘hit’ të sezonit," tha ai.

Por java hapëse e "Avatar", sipas Bock pritet të arrijë shifrën shumë më pak astronomike prej $75 mllionësh në SHBA dhe Kanada, megjithëse ai thotë se një nisje prej $100 milionësh do të jetë e mundur.

Paul Dergarabedian, president i Hollywood.com Box Office, tha se filmi, i cili ka filluar shfaqjet të premten në mesnatë, mund të arkëtojë midis $85 milionëve dhe $100 milionëve. /ipko.net/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›